Chievo do të përballet me një hetim në lidhje me akuzat për mashtrim me bilancet ekonomike në katër sezonet e fundit dhe rrezikon që të përjashtohet nga Seria A.

Aktualisht nuk ka një datë për vendimin final, por sot në Ligën Italiane të Futbollit, ka ardhur një kërkesë nga klubi i Crotones.


Crotone do të përfitonte drejtpërdrejtë nëse dënohet Chievo, pasi ata do të ngjiteshin në Serie A për t’i zëvendësuar.

Crotone

Kjo pasi Crotone e ka mbyllur kampionatin në vendin e tretë nga fundi, në sezonin që sapo u mbyll.

Drejtuesit e Crotones kanë kërkuar që të pezullohen dy ndeshjet e para të kampionatit për Chievon, në pritje të vendimit final në lidhje me hetimin që po bëhet ndaj saj.

chievo verona 4

Kjo pasi Crotone shpreson që të vijë vendimi final brenda ditëve të para të shtatorit, klubi nga Verona të përjashtohet.

Nëse Lega Calcio merr në konsideratë kërkesën e Crotones, atëherë Cristiano Ronaldo nuk do të debutojë më 18 gusht.

Ndeshja Chievo-Juventus është hapëse e këtij kampionati që po vjen./Telegrafi/

telegrafi sport app