Ministri i Jashtëm i Bosnjë dhe Hercegovinës Igor Crnadak tha sot se beson që Këshilli i Ministrave të këtij vendi në përbërjen e tanishme nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe as të vendosë mbi Planin e Veprimit të Anëtarësimit në NATO.
“Ne nuk kemi dashur të flasim për njohjen e Kosovës në katër vjetët e fundit dhe ndërsa unë jam në Këshillin e Ministrave të BeH, Kosova nuk do të njihet, pasi ky është qëndrimi edhe i dy ministrat e tjerë që vijnë nga Republika Serbe”, tha Crnadak, duke shtuar se ky qëndrim do të mbahet në periudhën e ardhshme.
Ai tha se nuk do të ndryshojë as qëndrimi i tyre mbi Planin e Veprimit të Anëtarësimit në NATO.
“Megjithëse ekziston një vendim i Presidencës së BeH të vitit 2009, i cili u miratua unanimisht, për shkak të atmosferës së përgjithshme që ekziston në publik, qëndrimi që ne përfaqësojmë Republikën Serbe në Këshillin e Ministrave të BeH është i qartë dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht se kush po fliste dje në takimin në Berlin”, tha Crnadak, përcjell KP.
Siç tha ai, një angazhim i përbashkët gjermano-francez është një gjë jashtëzakonisht e mirë dhe një sinjal inkurajues për të gjithë rajonin.
“Shpresoj se në periudhën e ardhshme do të bëjmë një qasje më intensive për zgjidhjen e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se BeH do të japë një nxitje shtesë evropiane”, tha Crnadak.
Dy gjëra ishin zhgënjyese për të, siç theksoi ai, pasi nuk pati një qëndrim të vendosur lidhur me nevojën për shfuqizimin e taksës 100 për qind mbi produktet nga BeH dhe Serbia./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia