LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo mund të mbajë fanellën me numrin 7 pas kthimit të tij në Man United, vetëm nëse Edinson Cavani largohet

Cristiano Ronaldo mund të mbajë fanellën me numrin 7 pas kthimit të tij në Man United, vetëm nëse Edinson Cavani largohet

Cristiano Ronaldo ende mund të kërkojë fanellën ikonike me numrit 7 te Manchester United pasi nënshkroi me këtë klub, por vetëm nëse Edinson Cavani largohet ose klubit i lejohet të bëj një përjashtim të veçantë në këtë rast.

Pas 24 orësh shumë shumë zhville, 36-vjeçari dukej se do të bashkohej me rivalët e Man City, por Ronaldo është kthyer në “Old Trafford” me “Djajtë e Kuq” duke konfirmuar marrëveshjen të premten pas dite.

Kthimi i portugezit në “Old Trafford” do t’i jap një shtytje sulmit të Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka ofruar edhe emra si Jadon Sancho dhe Raphael Varane në këtë afat kalimtar.


Portugezi te Mancehester United mbante fanellën e famshme numër 7 të klubit, të njëjtin numër që e mbajtën legjendat e klubit si George Best, Eric Cantona dhe David Beckham.

Dhe pas kthimit të tij në klub, ka ende paqartësi nëse Ronaldos do t’i dorëzohet fanella e tij e vjetër.

Fanella me numrin 7 aktualisht është e zënë nga Edinson Cavani, i cili e mbajti numrin e njëjtë edhe pas ardhjes së Jadon Sanchos, me anglezin që mori numrin 25.

E vetmja mënyrë që Ronaldo mund të rimarrë fanellën është nëse Cavani – i cili nënshkroi një kontratë të re me klubin  në fillim të këtij viti – largohet nga klubi, ose nëse Liga Premier jep një leje speciale për të lejuar ndryshimin e numrave.

Një lejim i tillë nuk është bërë kurrë më parë, kështu që do të jetë i pari në historinë e Ligës Premier, shkruan Dale Johnson.

"Unë do të luaj për klubin tonë": Evra zbulon se si Ronaldo i tregoi se po kthehet në Man Utd para se të konfirmohej transferimi
Lexo po ashtu "Unë do të luaj për klubin tonë": Evra zbulon se si Ronaldo i tregoi se po kthehet në Man Utd para se të konfirmohej transferimi

Nëse Cavani mban fanellën, Ronaldo mund të tundohet të marrë fanellën bosh me numrin 28, numri që ai mbante kur e nisi karrierën te Sporting Lisbona në Portugali.

Ronaldo gjithashtu veshi fanellën numër 9 kur u transferua për herë të parë në Real Madrid. Sulmuesi Anthony Martial është numri 9 aktual i klubit.

Në ditët në vijim do të dihet se cilin numër do ta mbajë portugezi në rikthimin e tij te United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Shkumbin Qorrmemeti, menaxheri shqiptar që ka finalizuar marrëveshjen e kalimit të Kvaratskhelias te PSG

Shkumbin Qorrmemeti, menaxheri shqiptar që ka finalizuar marrëveshjen e kalimit të Kvaratskhelias te PSG

Ligue 1
Futbollisti më i vjetër në botë është në kërkim të një klubi të ri, zbuloi “sekretin” e jetëgjatësisë

Futbollisti më i vjetër në botë është në kërkim të një klubi të ri, zbuloi “sekretin” e jetëgjatësisë

Ligat tjera
Barcelona informon Liverpoolin se do tentojnë transferimin e yllit të tyre në verë

Barcelona informon Liverpoolin se do tentojnë transferimin e yllit të tyre në verë

La Liga
Super kompjuteri parashikon sezonin 2024/25 në Ligën Premier: Zhgënjim për Cityn, Chelsean dhe Man United

Super kompjuteri parashikon sezonin 2024/25 në Ligën Premier: Zhgënjim për Cityn, Chelsean dhe Man United

Premier League
Kalo në kategori