Cristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, shënon dy gola ndaj Al Riyadhit

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka zhvilluar një tjetër paraqitje mahnitëse në Ligën e Arabisë Saudite.
Golashënuesi më i mirë në histori e tundi edhe dy herë rrjetën në fitoren e thellë 5-1 të Al Nassr në shtëpi ndaj Al Riyadh.
Fillimisht, Cristiano Ronaldo mori një asistim të bukur nga bashkëkombësi Joao Felix për rezultatin 3-0, kurse golin e dytë e shënoi krejt në fund për ta vulosur fitoren prej 5-1.
Le Doublé et 945 ! Pour Ronaldo !#SPL
pic.twitter.com/0YTyK6YvYP
— Actu Foot PT (@ActuFootPT) September 20, 2025
Përndryshe, për Al Nassr golat e tjerë i shënuan Joao Felix (6’, 49’) dhe Kingslay Coman (30’).
Al Nassr tani është lider në Superligën arabe me nëntë pikë, aq sa ka edhe Al Ittihad. Ndërkohë, për Ronaldon ky ishte goli i tretë në ligë këtë edicion.
Ronaldo me këto dy gola shkon në shifrën e 945 golave në karrierë, ku i nevojiten vetëm 55 për t'u bërë futbollisti i parë në histori që e mbërrin numrin e 1 mijë golave zyrtarë./Telegrafi/













































