LAJMI I FUNDIT:

Cowboy Candy Shop – një botë karamelesh me ngjyra që na lumturojnë të gjithëve!

Cowboy Candy Shop – një botë karamelesh me ngjyra që na lumturojnë të gjithëve!

Cowboy Candy Shop është brendi i njohur i cili e ka filluar veprimtarinë në Kosovë duke e hapur pikën në qendrën moderne tregtare Abi Çarshia, Prizren.

Emri i lokalit i përshtatet çdo detaji, duke dhënë ndjesinë se jemi në një botë tjetër.

Fotografitë unike të vendosura mbi buret e veçanta dhe litarët e ndryshëm i kanë dhënë koncept unik këtij vendi, sikurse të jeni protagonistë të ndonjë filmi me kauboj.

Posa ta vendosni këmbën e parë brenda hapësirës së këtij lokali, shpirti do t’ju ngrohet me ngjyrat e karameleve të shumëllojshme të cilat dhurojnë atmosferë festive.

Buret e vendosura në mënyrë unike përmbajnë sheqerka, karamele me shije të ndryshme, Haribo dhe produkte të çokollatës belge, e cila është ndër më të mirat në botë.

Cowboy Candy Shop i shërben klientëve të ndryshëm të cilët i adhurojnë karamelet si: fëmijëve, adoleshentëve dhe të rriturve. Ata që e vizitojnë këtë vend nuk zhgënjehen asnjëherë dhe bëhen klientë të rregullt.

Një botë karamelesh, me ngjyra që na lumturon të gjithëve – Cowboy Candy Shop!

Artikull i sponzorizuar