LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 prek edhe 30 banorë dhe 9 punëtorë shëndetësorë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

COVID-19 prek edhe 30 banorë dhe 9 punëtorë shëndetësorë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka konfirmuar se në Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë, janë 30 banorë rezident dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor të prekur me COVID-19.

Të gjithë këta janë raste kontakti të një banori i cili më 17 korrik 2020 u konfirmua pozitiv me coronavirus.


“Në ditët e fundit një person (banor rezident) në këtë institucion ka pasur simptoma të theksuara dhe menjëherë është izoluar, ku i njëjti, të premten më datë 17 korrik 2020, ka rezultuar se është i prekur me COVID 19.

Pas këtij rasti është marr vendim që të testohen të gjithë banorët dhe stafi profesional i këtij institucioni, ku pas kryerjes së analizave të të gjithë personave të moshuar dhe stafit shëndetësor nga IKSHP, ka rezultuar se të prekur me COVID-19 janë 30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor, të cilët ofrojnë shërbime shëndetësore 24 orë në këtë institucion”, thuhet në përgjigjen e MPMS-së për Telegrafin.

MPMS më tej ka theksuar se dy nga banorët rezidentë janë në gjendje më të rëndë dhe të izoluar në hapësira të veçanta brenda Shtëpisë së Personave të Moshuar dhe njëri prej të cilëve tashmë është hospitalizuar në SHSKUK.

Ndërsa, 27 banorët tjerë rezidentë të cilët janë të infektuar por që nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë dhe janë të vetizoluar në dhomat e Shtëpisë së të Moshuarve, ndërsa stafi shëndetësor i infektuar janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.

“MPMS në bashkëpunim me MSH dhe IKSHP janë duke ndërmarrë të gjitha masat që personave të moshuar t’iu ofrohet ndihma mjekësore për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv, por gjithashtu edhe për personat tjerë rezidentë të cilët nuk janë të prekur me COVID 19. Në funksion të kësaj, MPMS në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke u angazhuar për të siguruar një ekip mjekësor, të cilët në mënyrë permanente do të jenë në shërbim të banorëve të Shtëpisë së Personave të Moshuar në Prishtinë, deri në tejkalimin e kësaj situate”, thuhet më tej në përgjigje.

MPMS ju ka dëshiruar shërim të shpejt të gjithë banorëve rezidentë dhe stafit mjekësor, të cilët janë gjendur pranë personave të moshuar gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori