Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, nën kuadër të të cilës funksiojnë Institucionet Ndëshkuese Përmirësuese në vend, me kujdes të posaçëm e përcjell situatën me COVID-19 nga fillimi i pandemisë. Drejtori i DES-it, Jovica Stojanoviq, për gazetën Koha, shprehet se nga 10 marsi i këtij viti ata në përpikshmëri i zbatojnë protokollet e institucioneve shëndetësore.
Paraqitje e ndonjë rasti pozitiv në burgjet e vendit sipas drejtorit Stojanoviq, zgjidhet në mënyrë se izolohet pjesë apo sektori ku ka qëndruar personi në fjalë për gjatë gjithë periudhës së paraparë të karantinës. Njëkohësisht në këto rast anulohen të gjitha aktivitet siç janë vizitat dhe daljet për vikend.
“Çdo hyrje dhe dalje nga burgjet bëhet me respektimin e protokolleve, me matjen e temperaturës, me maskë dhe dezinfektues. Tash kur kemi rast pozitiv menjëherë ndërmarrim hapa shtesë, siç është dezinfektimit shtesë i burgut. Lejet për vikend dhe vizita bëhen në kushte rigoroze, (tre anëtar maksimum që mund të vizitojnë, vetëm familja e ngushtë). Kur dalim për vikende të burgosurit ju tregojmë se si t’i qasen situatës”, tha Stojanoviq.
Rasti i fundit pozitiv me COVID-19 siç njoftojnë nga DES-i ishte regjistruar Institucionet Ndëshkuese Përmirësuese – Shtip dhe Idrizovë, megjithatë situatë menjëherë është vendosur nën kontroll.
“Më tepër raste pozitive me Kovid-19 kemi nga të punësuarit, se sa të dënuarit. Menjëherë pas paraqitjes së simptomave ne me automatizëm i lirojmë nga puna. Përderisa nëse konstatohet se ka qenë në punë dhe ka pasur simptome i gjithë ndërrimi shkon në izolim”, thekson Stojanoviq.
Ndryshe, koronavirusit për herë të parë në burgjet e vendit u paraqit në burgun hetues të Shutkës. Pas këtij rasti i regjistruar në prill të këtij viti në kuadër të këtij burgu u realizuan mbi 80 testime për COVID-19, mirëpo nuk pati raste të reja pozitive.
Sektori civil duke e monitoruar gjendjen me koronavirusin në burgjet e vendit në fillim të pandemisë rekomandoj që rekomandojnë që kufizimi i takimeve me familjarët dhe të afërmit, gjegjësisht botën e jashtme, institucionet të burgosurve duhet t’ua kompensojnë me leje për shfrytëzimin e celularëve apo internet komunikimit.
Numri aktual i rasteve pozitive në vend e ka tejkaluar numrin pesë mijë dhe i njëjti periudhës së fundit në vazhdimësi po rritet. Situatë më alarmante me Kovid-19 vazhdon të jetë në kryeqytet ku nga numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus, gati 50 për qind ose mbi 2500 raste janë të regjistruara vetëm në Shkup. Më pas vijon Strumica me 350 raste, Tetova, 271 raste pozitive e kështu me radhë. Nga ana tjetër në suaza të komunave të Qytetit të Shkupit, gjendja më e rëndë është në Komunën e Aerodromi, e cila numëron gjithsej 505 të infektuar me koronavirus, vijon Komuna Qendër me 433 raste dhe ajo e Karposhit me 417 raste pozitive./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert