LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, në Kosovë ​6,004 persona janë në vetizolim

COVID-19, në Kosovë ​6,004 persona janë në vetizolim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në vazhdimësi, përgjatë 24 orëve, janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve pozitivë me COVID-19, duke i obliguar për vetizolim të  kontaktuarit dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma të virusit.

Sipas institutit, deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6,004 kontakte të rasteve.


“Nga data 08 shkurt deri më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4,366 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 510 me dymbëdhjetë 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2,316.430 raste të COVID-19 dhe 159.168 raste të vdekjes”, thuhet në komunikatë.

Konfirmohen edhe 30 raste me coronavirus - shkon në 510 numri i të infektuarve në Kosovë
Lexo po ashtu Konfirmohen edhe 30 raste me coronavirus - shkon në 510 numri i të infektuarve në Kosovë

IKSHPK njoftoi të shtunën se ka konfirmuar edhe 30 raste të reja me koronavirus.

Në njoftimin e lëshuar për media, IKSHPK tha se ka testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore.

“Rastet pozitive janë raste kontakti”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të shtunën janë shëruar nëntë pacientë, duke e çuar në 93 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 510.

Dymbëdhjetë pacientë kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori