LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen edhe 30 raste me coronavirus – shkon në 510 numri i të infektuarve në Kosovë

Konfirmohen edhe 30 raste me coronavirus – shkon në 510 numri i të infektuarve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar 30 raste të reja me coronavirus, duke e çuar totalin e të infektuarve në 510 në vendin tonë.

IKShPK ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe nëntë persona.


“Sot më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë (30) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.

Sot më 18 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej nëntëdhjetë e tre (93).

Nga data 08 shkurt deri më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.366 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej pesëqind e dhjetë (510) me dymbëdhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.004 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.316.430 raste të COVID-19 dhe 159.168 raste të vdekjes”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori