LAJMI I FUNDIT:

COVID-19: A mundet coronavirusi t’i mbijetojë aciditetit të lukthit?

COVID-19: A mundet coronavirusi t’i mbijetojë aciditetit të lukthit?

Lukthi është mbrojtja e linjave të para të sistemit imunitar kundër infeksioneve bakteriale dhe virusale

Dr. Driton M. Shabani,
gastroenterolog
tel. 044 440 890
drdritonshabani@gmail.com


Lukthi prodhon aciditet mjaft të fortë që njihet si acidi klorhidrik (HCl). Ky acid ka veti tretëse mjaft të mëdha sa që mund të zbërthejë edhe metalet.

Virusi në kontakt me acidin klorhidrik, i nënshtrohet procesit të quajtur “denatyrim”. Denatyrimi paraqet ndryshim në strukturën e proteinave të virusit. Ky ndryshim në strukturën e proteinave mund të shkaktohet prej nxehtësisë, acideve ose bazave.

Ambienti acidik i lukthit mund të shkaktojë ndryshim në strukturën e proteinave te coronavirusi dhe si rezultat i kësaj virusi nuk mund të lidhet për qelizat nikoqire të organizmit të njeriut dhe bëhet joaktiv; nuk mund të shkaktojë infeksion.

Nuk është akoma e ditur nëse kjo strukturë e virusit mund t’i rezistojë aciditetit të lukthit.

A mundet SARS CoV-2 të infektojë qelizat e traktit gastrointestinal?

Hulumtimet e fundit kanë treguar që SARS-CoV-2 mund të infektojë qelizat e zorrëve dhe të shumëfishohet. Kjo na shpjegon faktin se disa pacient me COVID-19 kanë simptoma gastrointestinale siç janë diarre, nause dhe të vjella.

Kjo poashtu na sqaron se pse virusi është gjendur në mostrat e fecesit te pacientët me COVID-19. Disa studime të bëra tregojnë se virusi qëndron gjatë në feces dhe riprodhohet në traktin gastrointestinal të pacientëve shumë kohë më vonë pasi që virusi është zhdukur nga trakti respirator.

Disa grupe hulumtuese kanë analizuar ujërat e zeza si mënyrë për të përcaktuar numrin total të infeksioneve me coronavirus në komunitet.

Si vepron SARS CoV-2 në traktin gastrointestinal?

Coronavirusi SARS-CoV-2 përdor ACE2 receptorët për të hyrë në qelizat e nikoqirit, receptorët ACE2 janë prezent në sistemin gastrointestinal. Numri më i madh i receptorëve ACE2 janë gjetur aktualisht në qelizat e zorrëve. ACE2 receptorët janë gjetur në rreth 30% në qelizat e pjesës përfundimtare të zorrëve të holla (ileum).

Si arrin SARS-CoV-2 të vie në kontakt me qelizat e zorrëve përderisa duhet të kalojë nëpër ambientin acidik të lukthit?

Studimet e mëhershme të MERS-CoV i cili i takon familjes së coronavirusit dhe i afërm i SARS COV-2, kanë treguar së është një rezistencë e konsiderueshme në acidet të cilat janë holluar. Këto acide të holluara janë gjetur te lukthi i personit i cili së fundi ka ngrënë ushqim.

Është herët të konkludohet nëse coronavirusi në ndonjë formë mund t’i mbijetoj aciditetit të lukthit.

Përfundim: Coronavirusi mund të përhapet edhe përmes rrugëve fekalo-orale . Prandaj, përveç qëndrimit në shtëpi, mbajtjes së distancës, larjes sa më të shpeshtë të duarve, mbulimit të kollës, shmanguni edhe ushqyerjes në vende publike, sepse coronavirusi përhapet edhe përmes ushqimit, enëve, gotave të cilat paraparakisht personi i infektuar i ka përdorë.

Nëse merrni ushqim nga jashtë, zgjidhni ushqim i cili është zier dhe mund të rinxehet së paku në temperaturë 56°C. Shmangni ushqimet e ftohta prej restoranteve.

Rreziku ende nuk ka kaluar. Bashkë do t’ia dalim. Kujdes PO panik JO. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori