LAJMI I FUNDIT:

COVAX publikoi planin e shpërndarjes së vaksinës antiCOVID-19, UNICEF: Mbi 100 mijë doza janë të destinuara për Kosovën

COVAX publikoi planin e shpërndarjes së vaksinës antiCOVID-19, UNICEF: Mbi 100 mijë doza janë të destinuara për Kosovën

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka njoftuar rreth planit COVAX për shpërndarjen e vaksinave antiCOVID-19, në të cilin plan figuron edhe Kosova, me mbi 100 mijë doza të vaksinave që pritet të jenë të mjaftueshme për 3 për qind të popullsisë.

UNICEF në Kosovë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se këto vaksina do të prokurohen në vendin tonë përmes Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.


Po ashtu, thuhet se këto doza do të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur personat më në nevojë në vendin tonë.

“#COVAX ka bërë publik planin fillestar mbi shpërndarjen e hershme të vaksinës #COVID19. 100,800 doza të vaksinës do të prokurohen për Kosovën përmes Zyrës së UNICEF-it në Kosovë për 3% të popullsisë, doza të mjaftueshme për të mbrojtur personat më në nevojë”, thuhet në postimin e UNICEF-it.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ambasada britanike në Kosovë.

“Britanikët janë krenarë që janë kontribuuesi më i madh dypalësh në nismën e COVAX. Kënaqësi të shohësh vaksinat e para antiCOVID-19 që do të arrijnë së shpejti në Kosovë”, thuhet në postimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

Lista e plotë e shpërndarjes së vaksinës:  https://www.gavi.org/sites/default/files/covid/covax/COVAX-Interim-Distribution-Forecast.pdf?fbclid=IwAR18aGlTmzOzlKEPPM750jIbFkU5mVJsuIMdXWFY-Ct10EQ9iuunOfUEDPQ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori