Ylli i Barcelonës, Philippe Coutunho, ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij në Camp Nou, derisa po lidhet me një largim në këtë afat kalimtar.

27-vjeçari pritet që të largohet në këtë verë nga skuadra katalunase, pasi nuk ka arritur të tregojnë formën e mirë që e kishte te Liverpooli.


Braziliani ka një vit e gjysmë që është transferuar te Blaugranasit, mirëpo që është larg formë që e kishte te The Reds, derisa po mendohet shitja e tij në këtë verë.

coutinho 3 Philippe Coutinho (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Unë kam kontratë me Barcelonën, jam vetëm unë që mund të vendos për suksesin tim në këtë klub, tani për tani jam i koncentruar vetëm te Brazili dhe Kupa e AMerikës”, ka thënë fillimisht Coutinho.

“Shumë gjëra dalin në media, por unë ju them që nuk janë të vërteta. Rreth të ardhmes time nuk e di se çfarë do na sjell, jam i përgatitur çfarë do të ndodhë”., ka shtuar më tej braziliani.

Coutinho është duke u kërkuar nga Paris Saint-Germain, Manchester United dhe nga Chelsea, mirëpo Barcelona e mendon shitjen e tij për ta realizuar transferimin e Neymarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app