Diego Costa ka shënuar një gol me mjeshtri të madhe duke barazuar rezultatin në takimin Spanjë - Portugali.

Ishte një gol i Ronaldos pas 4 minutash lojë ai që krijoi epërsinë fillestare për portugezët.


Pas një aksioni të mirë në kundërsulm kur tempi i lojës ishte rritur, Diego Costa tregoi talentin e tij.

Përballë tri mbrojtësve ai arriti të lansojë një goditje duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pas këtij goli në minutën e 25-të loja është rihapur dhe të dy skuadrat do të kërkojnë fitore.

Ndeshja po vazhdon me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat me raste të shumta. /Telegrafi/

telegrafi sport app