LAJMI I FUNDIT:

Corvette C8 nuk do të prezantohet në fillim të vitit që vjen (Foto)

Corvette C8 nuk do të prezantohet në fillim të vitit që vjen (Foto)

Ka mundësi që ta shohim zyrtarisht në panairin e New Yorkut që zhvillohet gjatë muajit prill

Për një kohë të gjatë është folur për Corvette C8, e kemi parë teksa testohej në rrugë si dhe nga afër nën shtresa të mëdha kamuflazhi, transmeton Telegrafi. Derisa pritej që të shihej zyrtarisht në Detroit Auto Show që zhvillohet në fillim të vitit që vjen, kjo nuk do të ndodhë.

Zyrtarët e kompanisë, kanë bërë të ditur se prezantimi në këtë panair nuk do të zhvillohet, duke mos treguar se kur mund të bëhet.

Meqenëse në këtë organizim prezantohen mbi 30 makina te reja, duket se Corvette C8 që e ka motorin në mes, mund të bie në hijen e tyre. Mirëpo, ka mundësi që këtë makinë ta shohim në panairin e New Yorkut, që zhvillohet gjatë muajit prill.

Kjo është vetëm spekulim, por në këtë organizim që është zhvilluar më 1963, u prezantua C1 Corvette i parë. Të prezantohet Corvette C8, pas 66 vitesh në të njëjtin organizim u u prezantua një prej paraardhësve të saj, do ishte mjaft e veçantë. /Telegrafi/