LAJMI I FUNDIT:

Corriere dello Sport: Roma e sheh Cengiz Underin si çelës për të arritur te Granit Xhaka

Corriere dello Sport: Roma e sheh Cengiz Underin si çelës për të arritur te Granit Xhaka

Granit Xhaka mbetet objektivi numër një për mesfushë te Roma, pasi është kërkesë e Jose Mourinhos .

Tani shqiptarit i duhet të largohen nga Arsenali dhe të kalojë në Romë për të punuar me trajnerin portugez.

Kontaktet midis dy klubeve po vazhdojnë në këto ditë, ku klubi londinez kërkon 25 milionë euro, ndërsa Roma ofertën fillestare e ka bërë në 15 milionë euro.


Cengiz Under, sulmuesi i ri turk i cili është kthyer nga një sezon zhgënjyes te Leicester, ku nuk gjeti hapësira, mund të jetë çelësi i bisedimeve.

Lojtar turk do të kërkojë të gjejë formën dhe të kthej interesimin e klubeve evropiane me paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian, ndërsa agjenti i tij Fali Ramadani po vazhdon punën, pasi në Romë nuk e duan.

Kjo pasi do të ishte e vështirë për të, sepse Mourinho ka ide të tjera dhe Roma në rolin që luan turku është e mbuluar me lojtarë të rëndësishëm.

Klub që ka shprehur interesim për të deri më tani është Verona, pasi vjen nga seozni me Leicesterin ku kishte 19 paraqitje, shënoi dy gola dhe dha tre asistime.

Në anën tjetër Granit Xhaka ka folur nga Zvicra ku po përgatitet për Kampionatin Evropian, duke thënë për Blick se është krenar që kërkohet nga një trajner si Jose Mourinho.

“Unë jam krenar për interesimin. Të gjithë e njohin dhe e dinë se çfarë ka arritur, ai është trajner që di të fitojë trofe”, deklaroi shqiptari.

Giallorossët po shpejton që ta mbyllin marrëveshjen para fillimit të Kampionatit Evropian, pasi paraqitja e mirë e Xhakës mund t’i rrisë vlerën kartonit të lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori