LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi vazhdon të përhapet në Amerikën Latine, në Meksikë afro 150 mijë të infektuar – në Brazil 17.110 raste të reja me COVID-19

Coronavirusi vazhdon të përhapet në Amerikën Latine, në Meksikë afro 150 mijë të infektuar – në Brazil 17.110 raste të reja me COVID-19

Në Brazil janë konfirmuar 17.110 raste të reja me coronavirus, duke shkuar kështu numri i përgjithshëm në këtë vend në 867.624, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Brazil.

Siç raporton CNN, gjithashtu janë regjistruar 612 vdekje të reja nga COVID-19, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 43.332, transmeton Telegrafi.


Brazili renditet në vendin e dytë në botë pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve dhe vdekurve nga coronavirusi.

Është një prej vendeve të rralla të mëdha ku numri i të infektuarve dhe të vdekurve është duke vazhduar të rritet, dhe konsiderohet si vendi më i goditur nga pandemia në Amerikën Latine.

Meksika është duke iu afruar shifrës së 150 mijë rasteve me coronavirus. Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka njoftuar se janë konfirmuar  4.147 raste të reja me COVID-19, e nga kjo sëmundje kanë vdekur edhe 269 persona tjerë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Meksikë ka shkuar në 146.837, derisa i atyre që kanë humbur jetën 17.141, raporton Reuters.

Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se numri i vërtetë i të infektuarve është dukshëm më i madh, sesa ai i bazuar në të dhënat zyrtare.

E në Kolumbi janë konfirmuar më shumë se 50 mijë raste me COVID-19, derisa fqinji i saj – Ekuadori po i afrohet kësaj shifre.

Kolumbia ka regjistruar deri më tani 50.939 raste me coronavirus ku nga ky infeksion kanë humbur jetën 1.667 persona. Në Ekuador janë mbi 46.700 të infektuar, e ata që kanë humbur jetën  – 3.896. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori