LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi po dobësohet, mund të zhduket pa vaksinë dhe tani pacientët do të mbijetojnë nga infeksionet, pretendon mjeku italian

Coronavirusi po dobësohet, mund të zhduket pa vaksinë dhe tani pacientët do të mbijetojnë nga infeksionet, pretendon mjeku italian

Coronavirusi dikur një “tigër agresiv” tashmë është dobësuar dhe po bëhet një sëmundje si një “mace e egër”, kështu pretendon mjeku italian Matteo Bassetti.

Bassetti, i cili është shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të San Martinos në Gjenova, thotë se është i bindur që virusi po e “ndryshon shkallën e agresivitetit” dhe se pacientët tani po u mbijetojnë infeksioneve që vet virusi i kishte pasur në fillim të pandemisë, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, COVID-19 mund të zhdukej pa pasur nevojë për një vaksinë, pretendoi Bassetti.

Ai disa herë kishte përsëritur që pacientët e infektuar me COVID-19 në Itali, tashmë janë shumë më mirë se sa që ishin në fillim të pandemisë.

Matteo Bassetti, shef i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të San Martinos në Gjenova

Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një ndryshimi gjenetik në virus duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të avancimit të trajtimeve ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen kaq shumë për shkak të distancës sociale.

Ai thotë se virusi mund të zhduket vet.

“Virusi gjatë muajit mars dhe prill ishte si një ‘tigër agresiv’, por tani është si një mace e egër. Edhe pacientët e moshës 80 ose 90 vjeç që po trajtohen nga COVID-19 po marri vetë frymë. Të njëjtët pacientë do të kishin vdekur në dy ose tre ditë më herët”, thotë ai.

Italia ishte një nga vendet më të goditura në botë gjatë fazave të hershme të pandemisë dhe tani ka regjistruar më shumë se 238 mijë raste pozitive me mbi 34 mijë vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori