Nuk ka raste të reja të të infektuarave nga coronavirusinë vend. Testet e të gjithëve të cilët dje u testuan janë negativë. Nga nëntë pacientë të cilët kanë coronavirus dhe që janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive, gjashtë janë në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa tek tre ka keqësim të lehtë – vështirësi në frymëmarrje, por ende nuk është e nevojshme mbështetje respiratore dhe intensifikohet terapi.
Qeveria mbrëmë publikoi masa shtesë dhe të përforcuara për mbrojtje dhe parandalim të popullatës. Masat e reja përfshijnë ndalesë të të gjitha tubimeve publike dhe private, pa dallim të vëllimit dhe numrit të pjesëmarrësve, koncerte, teatro, kinema, salla sportive. kafenetë dhe restorantet do të punojnë me orar të shkurtuar deri në orën 18:00 dhe kapaciteti brenda duhet të jetë i përgjysmuar, të mbahet distancë prej një metër e gjysmë deri në dy metra të njerëzve të cilët qëndrojnë atje. Anulohen edhe të gjitha projeksionet në kinema, shfaqje teatrale dhe koncerte. Në institucionet publike shëndetësore anulohen të gjithë pacientët kronikë intervenimi i të cilëve paraprakisht i caktuar mund të shtyhet, e njëjta vlen edhe për kontrollet. do të furnizohen 50 makina respiratore, pajisje shtesë mbrojtëse, 1.000 teste të reja dhe dy aparate mobile për rentgen incizim.
Kompetentët apelojnë në respektim të ndalesave dhe rekomandimeve, për të pasur kujdes dhe të mos prodhohen de transmetohen lajme të rrem dhe të pakontrolluara, ndërsa mediumet të kumtojnë informacione vetëm nga institucionet. Pohojnë se nga opinioni nuk është fshehur asnjë e dhënë dhe se punohet në mënyrë transparente.
Në ndërkohë, vazhdon komunikimi dhe koordinimi me OBSH-në, vendet tjera dhe organizatat ndërkombëtare. Për shkak të kërcënimit global nga ky virus dhe nevoja nga përgjigjja e përbashkët, në MPJ dje është mbajtur brifng me
përfaqësuesit e huaj diplomatikë në vend në të cilin janë këmbyer informacione për gjendjen me Covid-19.
Pas takimit të djeshëm të kryeministrit Oliver Spasovski me liderët e partive politike është e sigurt se coronavirusi, nëse nuk eskalon, nuk do t’i shtyjë zgjedhjet më 12 prill. Liderët partiakë janë pajtuar se shëndeti i qytetarëve është i rëndësishëm dhe premtuan se do t’i respektojnë rekomandimet. Do të zhvillojnë fushatë zgjedhore pa mitingje, përmes rrjeteve sociale dhe mas mediumeve.
Pasojat eventuale ekonomike nga koronavirusi, megjithatë, do të zgjidhen në bashkëpunim të Qeverisë me bashkësinë e biznesit. Ekipi qeveritar ekonomik dhe përfaqësuesit e odave ekonomike në takimin e mbrëmshëm konkluduan se përhapja e coronavirusit është problem i përbashkët, që duhet të zgjidhet së bashku.
Sektori i biznesit edhe me apel deri tek qytetarët në tërësi t’i respektojnë masat
parandaluese për mbrojtje nga koronavirusi, por të mos i nënshtrohen blerjes
së prodhimeve ushqimore dhe të tjera në panik.
Banka Popullore këshillon të shmanget shfrytëzimi i parave të gatshme dhe pagesat të kryhen me kartelë pagesore, të shmangen vizitat në ekspozitura dhe filialet në bankat afariste, si dhe në kursimoret dhe këmbimoret dhe shërbimet
bankare të shfrytëzohen përmes serviseve për punë bankare elektronike, mobile dhe telefonike.
Masa parandaluese dhe mbrojtje më të madhe kërkohet edhe për gazetarët dhe punonjësit mediatikë të cilët raportojnë në kushte të epidemisë së sëmundjeve infektuese. Nga SHGM-ja dhe SPGM kumtuan se nga rëndësia e
jashtëzakonshme është që gazetarët në mënyrë të sigurt ta kryejnë punën e tyre, duke e marrë parasysh se për shkak të natyrës së profesionit të gazetarëve një pjesë e tyre direkt janë të ekspozuar në kontakt me njerëzit në ambient të
hapur dhe të mbyllur. Me mbrojtjen adekuate të gazetarëve do të mundësohen parakushte për informim objektiv të qytetarëve në kushte të krizës shëndetësore, sugjerojnë nga shoqatat e gazetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë