LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi: Çfarë duhet të dinë njerëzit e sëmurë nga kanceri!

Coronavirusi: Çfarë duhet të dinë njerëzit e sëmurë nga kanceri!

Coronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje te kafshët ose te njerëzit

Prof.Ass.dr. Emine Devolli Disha
Radio-Onkologe
Tel. 044 193 445


Të njerëzit, disa coronavirus dihet se shkaktojnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) dhe Sindroma e Rëndë Akute e Frymëmarrjes (SARS).

Coronavirusi i ri u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Pandemia e coronavirusit tani është shfaqur në shumë vende të botës përfshirë edhe vendin tonë. Virusi është emëruar SARS-CoV-2, dhe sëmundja që ajo shkakton është emëruar sëmundja coronavirus 2019- shkurtimisht COVID 19.

Nëse kam kancer, a kam rrezik më të lartë të infektohem nga COVID-19?

Disa trajtime siç është kimioterapia, radioterapia mund të dobësojnë sistemin tuaj imunitar dhe mund të rrisin rrezikun tuaj për ndonjë infeksion, përfshirë me SARS-CoV-2, virusin që shkakton sëmundjen COVID-19.

Jo të gjithë pacientët me kancer futen në të njëjtën grup të rrezikut, pacientët të cilët e kanë kryer trajtimin janë njësojë të rrezikuar si gjithë të tjerët.

Rrezik të rritur nga infeksioni kanë sidomos pacientët që janë duke marrë momentalisht terapi qoftë kimioterapi apo radioterapi.

Të rriturit dhe fëmijët me gjendje të rëndë shëndetësore kronike, përfshirë kancerin, janë në rrezik më të madh për të zhvilluar komplikime më serioze nga sëmundja ngjitëse COVID-19.

Nëse kam kancer, si mund ta mbroj vetën nga COVID-19?

Aktualisht nuk ka vaksinë për të parandaluar COVID-19 ose trajtim specifik për të. Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është të shmangni ekspozimin ndaj virusit.

Ministria e Shëndetësisë (MSH), Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) rekomandon masa parandaluese për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së sëmundjes:

• Qëndroni në shtëpi

• Shmangni kontaktet e panevojshme me persona, siç janë shtrëngimet e duarve

• Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës

• Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, veçanërisht pasi të shkoni në banjë; para se të hani; pasi ta pastroni hundën, kolliteni ose teshtini; dhe para dhe pas ardhjes në kontakt me të tjerët.

• Kur kolliteni dhe teshtini mbuloni gojën dhe hundën me parakrahë ose me faculetë për një përdorim duke e hedhur menjëherë në shportën më të afërt të mbeturinave, dhe me pas i lani duart.

• Shmangni tubimet e mëdha shoqërore dhe kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë.

• Nëse jeni nën terapi sigurohuni që të keni ilaçe dhe furnizime me ushqim në mënyrë që të evitoni daljen e shpeshtë.

• Nëse dilni jashtë, shmangni turmat dhe mbani distancën së paku 2 metra ndaj të tjerëve.

• Dezinfektoni rregullisht sipërfaqet punuese si tavolinat, dollapët, dorëzat e dyerve etj.

Nëse unë jam duke marrë trajtimin për kancer çfarë duhet të bëjë kur vjen koha për trajtimin e radhës?

Nëse jeni duke marrë trajtim për kancer, para se të shkoni në kontrollin tuaj të radhës, dëgjohuni me mjekun tuaj dhe ndiqni udhëzimet e tyre.

Qëllimi është të minimizohet kontakti me pacientë tjerë dhe me personel që munden me qenë burim i infeksionit, në mënyrë që të mos infektoheni me këtë virus.

Pacientët me kancer në stadin e avancuar që kanë nevojë për terapi paliative, e cila jepet për ta përmirësuar kualitetin e jetës, këtyre pacientëve më mirë është të ju shtyhet tretmani derisa të kalojë kjo krizë sepse rreziku nga infeksioni është shumë më i madh se sa dobia nga terapia.

Vizitat rutinore që bëhen për përcjelljen e sëmundjes, mund të shtyhen në mënyrë të sigurt.

Situata e coronavirusit po ndryshon çdo ditë, në shtete dhe qytete që bëjnë ndryshime në mënyrën e zbatimit të karantinës dhe kujdesit shëndetësor, kështu që duhet të jeni gjithnjë në kontakt me mjekun dhe t’i dëgjoni udhëzimet e MSH dhe IKSHPK.

Çka duhet të bëjë nëse kam simptoma të një infeksioni?

Nëse mendoni se keni qenë të ekspozuar ndaj COVID-19 dhe keni simptoma të një infeksioni, qëndroni në shtëpi.

Nëse nuk ndiheni mirë, keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor dhe telefononi në     038 200 80 800, ata do t’ju udhëzojnë si të veproni dhe ku të shkoni.

Mesazhi im

Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social, higjienës personale, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe në këtë mënyrë ata i ndihmojnë stafit mjekësor për të përballuar këtë situatë të rëndë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori