LAJMI I FUNDIT:

Corbyn: Rregullat mbi ndihmën shtetërore të BE-së, një mekanizëm që stagnon zhvillimin ekonomik

Corbyn: Rregullat mbi ndihmën shtetërore të BE-së, një mekanizëm që stagnon zhvillimin ekonomik

Lideri i Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbyn, në një intervistë për prestigjiozen ‘The Guardian’, duke komentuar rreth marrëveshjes së Brexit, thekson se rregullat e ndihmës shtetërore janë një ndër problemet kryesore të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, kontrolli mbi ndihmën shtetërore vazhdon të përfaqësojë një mekanizëm që nuk ndihmon në rindërtimin ekonomik të vendeve dhe si i tillë duhet shqyrtuar.


“Unë mendoj se rregullat e State Aid (ndihmës shtetërore) duhet të shqyrtohen përsëri, sepse është shumë e qartë; nëse doni të rindërtoni ekonominë, siç do të dëshironim të bëjmë ne në qeveri, atëherë duhet të përdoret ndihma shtetërore. Ne nuk duhet të marrim parasysh detyrimet nga një palë e jashtme, sepse kjo mund të rezultojë në stagnim të ekonomisë”, theksoi Corbyn.

Përndryshe, përkundër ndalimit të përgjithshëm të ndihmës shtetërore nga Bashkimi Evropian, në disa rrethana “state aid” konsiderohet “e pajtueshme” (ang. Compatible) dhe pranohet si më se i nevojshëm për të siguruar mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

Këto përjashtime mbështeten edhe në legjislacionin aktual të BE-së në lidhje me ndihmën shtetërore.

Traktati i Energjisë po ashtu lë hapësirë për një numër objektivash politike të një shteti për të cilat ndihma shtetërore mund të konsiderohet e pranueshme.

Me këtë arsyetim ishte vepruar në vitin 2015, kur Traktati i Energjisë kishte lejuar ndihmën shtetërore për ndërtimin e centralit nuklear ‘Hinkley Point C’ në Britani të Madhe, pasi që investimi do të kontribuonte në sigurimin e energjisë bazë.

Së fundmi, Bosnja dhe Hercegovina ka vazhduar planet për ndërtimin e termocentralit të ri në Tuzëll, duke miratuar garancinë shtetërore për kredinë e ofruar nga Kina, përkundër kritikave nga Sekretariati i Traktatit të Energjisë se ky garancion përfaqëson ‘ndihmë shtetërore’.

Parlamenti në Bosnjë dhe Hercegovinë miratoi garancinë shtetërore të enjten e kaluar, pasi që u sigurua se projekti nuk dëmton buxhetin e shtetit dhe se ky termocentral është më se i nevojshëm për të siguruar energjinë e nevojshme bazë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik brenda vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori