LAJMI I FUNDIT:

Cora është makina fluturuese nga Google, që brenda tri vitesh do të shërbejë si taksi ajror (Video)

Cora është makina fluturuese nga Google, që brenda tri vitesh do të shërbejë si taksi ajror (Video)

Themeluesi i Google Larry Page, ka prezantuar makinën fluturuese Cora, që do të shërbejë si taksi nëpër ajër.

Cora do të lëvizë në qiell prej vitit 2021, ndërsa pritet të jetë një ‘Uber ajror’ – konfirmon kompania Kitty Hawk, që e ka krijuar fluturaken e cila niset dhe aterron në mënyrë vertikale, transmeton Telegrafi.


E ndërtuar nga fondacioni Page, makina shfrytëzon një softuer që pilotohet vet dhe kontrollon 12 helikat, për tu nisur dhe zbritur pa nevojën e pistës.

Pasi të jetë ngjitur, një helikë e vetme i ndihmon të shtyhet lart prej 150 deri në 910 metra, ku mund të fluturojë deri me 180 kilometra në orë.

Qeveria e Zelandës së re, ka lejuar të bëhen testimet, ndërsa kur të jetë gati pas tri vitesh, besohet të jetë gati edhe legjislacioni që ia mundëson lëvizjen në rrugët ajrore. /Telegrafi/