LAJMI I FUNDIT:

Copëtoi trupin e inxhinierit dhe gjymtyrët e tij i shpërndau nëpër qytet, arsimtari nga Berlini dënohet me burgim të përjetshëm

Copëtoi trupin e inxhinierit dhe gjymtyrët e tij i shpërndau nëpër qytet, arsimtari nga Berlini dënohet me burgim të përjetshëm

Një arsimtar nga Berlini i Gjermanisë, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një burrë që gjykatësi e ka cilësuar si kanibalizëm.

Gjyqi ka konstatuar se arsimtari Stephan R në shtator të vitit 2020 mbyti inxhinierin 43-vjeç, për të “realizuar fantazitë e tij sa i përket kanibalizmit”, transmeton Telegrafi.


“Ajo çfarë keni bërë nuk është njerëzore”, tha gjykatësi Matthias Sherc.

I akuzuari dhe viktima janë njohur përmes aplikacionit për njohje, ku viktima kishte shkuar në apartamentin e arsimtarit.

Aty arsimtari e mbyti inxhinierin, duke ia copëtuar trupin, e gjymtyrë e tij i shpërndau nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Hetuesit kanë bërë të ditur se viktima nuk kishte pritur se do të sulmohet.

Gjykatësi ka thënë se i akuzuari kishte menduar prej kohësh për “masakrim dhe kanibalizëm”, pasi kishte vizituar forume të ndryshme nëpër internet dhe kishte lexuar shumë për këtë temë.

Hetuesit kanë gjetur në apartamentin e tij një motosharrë dhe thika të veçanta për prerje.

Vrasja u zbulua kur kalimtarë rasti gjetën eshtrat në pyll në Berlin, disa muaj pasi që e ëma e viktimës raportoi zhdukjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Kalo në kategori