Një gur gjigant i akullit i theu kulmin e shtëpisë një burri, dhe përfundoi në shtratin që planifikonte pak sekonda më herët të shtrihet për të pushuar.

Jamie Shean po shikonte televizorin në shtëpinë në Bristol që e kishte marrë me qira me mikun Rob Jarvis, kur dëgjuan "një shpërthim" të fuqishëm në dhomën e gjumit, transmeton Telegrafi.


1 52

Ata menjëherë filluan të ngjiten me vrap shkallëve, duke menduar se ndonjë fishekzjarrë ka goditur dritaren, copat e të cilës kanë fluturuar nëpër dhomë.

2 18

Por, kur hapën derën mbetën të habitur, gjetën një vrimë të madhe në tavan që ishte shkaktuar nga një gur i madh i akullit që kishte madhësinë e topit të futbollit.

3 20

Nuk dihet se si ka përfunduar kjo copë e madhe e akullit, por dyshohet se mund të jetë hedhur nga një aeroplan.

4 14

"Ishte një goditje shumë e fuqishme. Kam mundur të jem i vdekur po të isha në ato momente në shtrat. Po qëndroja pranë televizorit kur dëgjoja një shpërthim të fuqishëm në dhomën e gjumit. Shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të ndonjë eksplozivi", ka deklaruar Shean. /Telegrafi/

5 12

6 9

7 6

8 8