Antonio Conte ka folur pas ndarjes së çmimit si trajneri muajit dhjetor në Ligën Premier.

Liga Premier i ka ndarë çmimet për muajin dhjetor, ku futbollisti i këtij muaji u zgjedh, Zlatan Ibrahimovic, goli i muajit ai i Henrikh Mkhitaryanit, ndërsa çmimi i trajnerit të muajit shkoi për Conten, i cili ndihet i nderuar që e fiton për herë të tretë radhazi.


“Është një nder i madh për të fituar për të tretën herë radhazi çmimin e trajnerit të muajit”, ka thënë Conte pas ndarjes së çmimit, përcjell Telegrafi.

“Do të jetë e vështirë për të fituar për të katërtën herë, por ne duhet të punojmë shumë”, përfundoi trajneri i Chelseat.

Ndryshe, Chelsea e përfundoi muajin dhjetor pa asnjë humbje në Ligën Premier, pasi vazhdoi me sukses formën e pamposhtmërisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app