Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se ende ka dashuri për Italinë.

Conte është lidhur me një kthim në atdheun e tij në javët e fundit.


Kjo pasi, Interi ka qenë duke parë një goditje ambicioze me afrimin e Contes në krye të klubit .

Edhe Conte pranon se ai ende ka një lidhje të ngushtë me përkrahësit italianë.

“Jam krenar që tifozët e Italisë më duan”, ka thënë fillimisht Conte për La Repubblica.

“Spekulimet për të ardhmen time janë normale”, transmeton Telegrafi.

“Jam në dashuri me Italinë, e ndiej vendin tim në zemrën time”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app