LAJMI I FUNDIT:

Conceicao dhe Calabria bënë shfaqje të shëmtuar: Ibrahimovic tregon se çfarë ndodhi në zhveshtoren e Milanit

Conceicao dhe Calabria bënë shfaqje të shëmtuar: Ibrahimovic tregon se çfarë ndodhi në zhveshtoren e Milanit

Zlatan Ibrahimovic këmbëngul se nuk ka asgjë që ia vlen të thuhet pas përballjes në fushë midis trajnerit të Milanit Sergio Conceicao dhe Davide Calabria pas fitores 3-2 ndaj Parmës të shtunën.

Milani regjistroi një fitore 3-2 në shtëpi kundër Parmës në Serie A të shtunën në një ndeshje që nuk mungoi drama – gjatë dhe pas saj.

Kuqezinjtë ishin duke humbur 2-1 në minutën e 91-të vetëm për të marrë fitoren e katërt të rikthimit në shtatë ndeshje që kur Conceicao mori drejtimin, por trajneri më pas vrapoi nëpër fushë për t’i bërtitur Calabrias menjëherë.


“Situata e djeshme me Calabrian dhe Conceicaon kishte shumë adrenalinë. Ata janë dy fitues që bënë atë që bënë”, deklaroi Ibrahimovic ndërsa ishte ulur pranë Kyle Walker, i cili po prezantohej në media.

Raportimet pas ndeshjes sugjeruan se ndërhyrja e Ibrahimovic ndihmoi në qetësimin e situatës, por suedezi këmbëngul se çështja ishte shuar tashmë në kohën kur ai hyri në dhomën e zhveshjes.

“Më ka ndodhur një mijë herë në fushë dhe jashtë saj”, vazhdoi Ibrahimovic. “E rëndësishme është që u zgjidh, para se të hyja në dhomën e zhveshjes”.

Përplasja e shëmtuar në fushë: Caonceicao i dërgon mesazh Calabrias
Lexo po ashtu Përplasja e shëmtuar në fushë: Caonceicao i dërgon mesazh Calabrias

“E njëjta gjë më ndodhi në Barcelonë, në Milano, në Paris, me United: Është normale. Të gjithë duan të fitojnë me çdo kusht. Kur më ndodhi mua, (Fabio) Capello më tha: ‘Mos u shqetëso, është mirë për ekipin'”.

“Conceicao dhe Calabria bëjnë punën e tyre për të mirën e ekipit. Është mirë që ndodhin këto gjëra sepse në të kundërtën do të dukej sikur asgjë nuk ka rendësi. Imazhi mund të duket i shëmtuar, por këto gjëra ndodhin”, shtoi më tej Ibrahimovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori