LAJMI I FUNDIT:

Colostrumi – rigjenerim i qelizave, tretje më e mirë, forcim i muskujve, djegie e dhjamit…

Colostrumi – rigjenerim i qelizave, tretje më e mirë, forcim i muskujve, djegie e dhjamit…

Colostrumi është koncentrat natyral i materieve ushqyese dhe mbrojtëse, imunoglobinës dhe faktorëve të rritjes

Gëzim Humolli
Trajner i fitnesit
tel. 044 161 876


Meqenëse përbërësit unikë dhe karakteristikat e colostrumit nuk janë specifike për speciet, ai mund të jetë plotësim i jashtëzakonshëm për njerëzit e të gjitha moshave.

Prandaj, në këtë shkrim shpjegohet përbërja e qumështit të lopës dhe colostrumit human, si dhe imunofaktorët kryesorë dhe faktorët e rritjes të cilat i përmban colostrumi. Theks i veçantë i është vënë veprimit të terapisë së colostrumit në preventivën dhe shërimin e disa çrregullimeve.

Colostrumi është qumështi i parë i cili shfaqet në shtatzëninë e vonshme apo drejtpërdrejt para lindjes.

Ky produkt është përzierje e faktorëve imunologjikë, faktorëve të rritjes si edhe të përbërësve të rëndësishëm ushqyes të cilët sigurojnë forcim të sistemit imunologjik dhe ndihmojnë shëndetin, vitalitetin.

Colostrumi përmban faktorë të ndryshëm imunologjikë siç janë imunoglobina, laktoferina, si edhe polipeptidet e pasura me prolinë.

Polipeptidet e pasura me prolinë (PRPs) përmbajnë aftësinë unike të modulimit të sistemit imunologjik, kështu që veprojnë si sinjale molekulash të cilat sipas nevojës aktivizojnë apo çaktivizojnë sistemin imunologjik.

Colostrumi i cili gjendet në këtë produkt përpunohet me patentën e mbrojtur me procesin në të cilin eliminohen yndyrat joaktive, ndërkaq rritet sasia e polipeptideve të pasura me prolinë.

Si rezultat i këtij procesi është colostrumi i cili përmban 3 deri 4 herë më shumë polipeptide të pasura me prolinë (PRPs).

Colostrumi bashkë me shtesën e vitaminës C i kontribuon funksionimit normal të sistemit imunologjik. Poashtu, është i pasur me vitaminë A, E, B 12, D, kalcium, leptinë, etj.

Shtesa në ushqim nuk është plotësim apo zëvendësim i ushqimit të balancuar. Është me rëndësi t’i përmbahemi ushqimit të balancuar dhe të llojllojshëm dhe mënyrës së shëndetshme të jetës.

Është shumë ushqyes dhe përmban nivele të larta të antitrupave, të cilët janë proteina që luftojnë infeksionet dhe bakteret.

Bashkë me forcimin e sistemit imunologjik, colostrumi përshpejton rinimin dhe rigjenerimin.

Përmban koncentrim të lartë të probiotikëve dhe i kontribuon tretjes më të mirë. Në atë mënyrë forcon komplet organizmin.

Sportistët kulmorë e përdorim për rikuperim të shpejtë të organizmit pas treningut të vështirë.

Colostrum është një pako fillestare unike e natyrës pa asnjë shtesë kimike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori