LAJMI I FUNDIT:

Çokollata është e mirë për shëndetin – katër mënyra si ndikon në shëndetin tuaj

Çokollata është e mirë për shëndetin – katër mënyra si ndikon në shëndetin tuaj

Vështirë se gjendet një person të cilit nuk i pëlqen çokollata.

Por, ndonëse është shumë e shijshme, shumica prej nesh ndihemi fajtor kur e teprojmë me çokollatë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, siç duket ka disa lajme të mira për ata të cilët e adhurojnë çokollatën – pasi që nutricionistja Cassandra Barns ka zbuluar përfitimet shëndetësore që i sjell konsumimi i çokollatës së papërpunuar.

Çokollata është e mirë për zemrën

Kakao i papjekur është i mbushur me flavanoide – përbërës të cilët e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në zemër, e ulin shtypjen e gjakut dhe inflamacionin, si dhe i përmirësojnë nivelet e kolesterinës.

Kakao gjithashtu është i mbushur me kalium, i cili e rregullon shtypjen e lartë të gjakut. Ndërkaq çokollata ka edhe magnez, i cili është vital për funksionimin e mirë të muskujve – mos të harrojmë se zemra është muskuli më i rëndësishëm që e kemi.

Çokollata e rritë energjinë

Kakao përmban sasi të vogla të kafeinë, e cila, bashkë me teobrominën, jua rritë nivelet e energjisë pothuajse njëjtë sikurse një gotë kafe.

E mahnitshme për lëkurën…

Të gjithëve na kanë thënë se ëmbëlsirat e dëmtojnë lëkurën – por duket se ato flavanoide që i përmendëm lart nuk e ndihmojnë vetëm zemrën, por i sjellin përfitime magjepsëse edhe lëkurës tonë!

Ekspertët tregojnë se konsumimi i çokollatës që ka shumë flavanoide e mbron lëkurën nga dëmet e rrezeve të diellit, e përmirëson qarkullimin në lëkurë, e rritë hidratimin e lëkurës, etj.

Mbi të gjitha: Çokollata ju bën të lumtur

Është në rregull të themi se mendimi i të ngrënit çokollatë e bën shumicën prej nesh të lumtur – por kakao gjithashtu përmban disa substanca të cilat në mënyrë pozitive ndikojnë në disponimin tonë.

Përbërësit e çokollatës gjithashtu ndihmojnë në prodhimin e kimikaleve të trurit që na bëjnë të ndihemi mirë, si serotonina dhe dopamina. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori