LAJMI I FUNDIT:

Çoçaj i PDK-së: Komandant Drini është figurë e respektuar për Thaçin dhe Veselin

Çoçaj i PDK-së: Komandant Drini është figurë e respektuar për Thaçin dhe Veselin

Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj ka replikuar me deputeten e Vetëvendosjes, Drita Millaku për akuzat e saj se Ekrem Rexha – Komandant Drini është vrarë me dijeninë e presidentit aktual Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Madje Çoçaj i ka thënë Millaku se vjehrri i saj – Sylë Millaku, ka qenë pjesë e strukturave të UDB-së, njofton Klan Kosova.


“Drini është komandat i respektuar nga Thaçi, Veseli dhe të gjithë”, ka thënë Çoçaj.

Deputetja e VV-së akuzon Veselin dhe Thaçin lidhur me vrasjen e komandant Drinit
Lexo po ashtu Deputetja e VV-së akuzon Veselin dhe Thaçin lidhur me vrasjen e komandant Drinit

“Nëse Drita ka fakte, është mirë t’i ndihmojë edhe Syla dhe t’i ofrojë ato”, ka shtuar ai.

Më pas është kundërpërgjigjur Millaku që ka mohuar se vjehrri i saj ka qenë pjesë e UDB-së.

“Paska informacione të rrejshme sepse vjehrri im nuk ka punuar asnjëherë në UDB. Këta janë këlysh të ShIK-ut dhe nivelit më të ulët. Këta janë të parët që kanë uzurpuar”, ka shtuar ajo.