Kompania amerikane e pijeve Coca-Cola nuk do të largojë shishet plastike nga përdorimi dhe planifikon që deri në vitin 2030 gjysma e paketimit plastik do të riciklohet, pavarësisht se kohë më parë është shpallur ndotësi më i madh në mesin e brendeve botërore.
Bea Perez, kreu i qëndrueshmërisë mjedisore në kompani, tha se për BBC se konsumatorët ende dëshirojnë t’i përdorin shishet e plastikës për shkak të prakticitetit, dhe kjo është arsyeja pse nuk do të heqin dorë nga përdorimi.
“Ne nuk bëjmë mirë nëse nuk kujdesemi për konsumatorët. Kjo është arsyeja pse, ndërsa ne ndryshojmë infrastrukturën tonë të prodhimit të shisheve dhe prezantojmë një sistem riciklimi, kështu që duhet t’u tregojmë konsumatorëve se cilat janë përfitimet. Ata do të ndryshojnë me ne”, tha ajo.
Perez gjithashtu tha se ajo respekton idealizmin e aktivistëve të rinj, siç është 19-vjeçarja Melati Vijsen, e cila vitin e kaluar, me ndihmën e motrës së saj Isabel, i bindi autoritetet e Bali në Indonezi që të ndalojnë qeset plastike për një përdorim, pasi ky lloj plastike ka bllokuar detet përreth dhe ka dëmtuar jetën detare.
Ndryshe, gjiganti i pijeve Coca-Cola prodhon rreth tre milionë ton paketim plastik në vit, që është 200.000 shishe në minutë.
Në vitin 2019, organizata humanitare Break-free shpalli Coca-Cola ndotësin më të madh në mesin e markave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City