LAJMI I FUNDIT:

CNN: Suksesi më i madh i Albrightit ishte ndërhyrja në Kosovë për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve

CNN: Suksesi më i madh i Albrightit ishte ndërhyrja në Kosovë për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Vdekjen e mikeshës së shqiptarëve e konfirmuar familja e saj përmes rrjeteve sociale, raporton cnn.


Në një shkrim të rrjetit kabllor amerikan, CNN thotë se suksesi më i madh në rrafshin ndërkombëtar i Albrightit ishte ndërhyrja në Ballkan, gjegjësisht në parandalimin e një gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

“Përpjekja më e dukshme e saj ishte që t’i jep fund dhunës në Ballkan dhe ajo ishte vendimtare në shtyrjen e presidentit amerikan, Bill Clintonit që të ndërhynte në Kosovë në vitin 1999 për të parandaluar një gjenocid kundër myslimanëve etnikë shqiptarë nga ish-udhëheqësi serb, Slobodan Millosheviq”.

Shpërbërja e Jugosllavisë komuniste në disa shtete të pavarura, duke përfshirë Serbinë dhe Malin e Zi, Slloveninë, Kroacinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë, në vitet 1990 gjeneroi gjakderdhje të egër të paparë në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan mediumi amerikan.

Termi “spastrim etnik” u bë sinonim i Bosnjës, ku forcat serbe besnike të Millosheviqit u përpoqën të krijonin një shtet të veçantë duke dëbuar popullsinë civile jo-serbe.

Administrata e Clintonit nuk ndërhyri deri në masakrën në Srebrenicës në vitin 1995, kur serbët vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjë që çoi në Planin e Paqes të Dejtonit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

“Por kur Millosheviqi më pas u përpoq të zhvendoste planin etno-nacionalist në Kosovë, administrata e Clintonit mblodhi një koalicion për ta ndaluar atë që ishte bërë në Bosnjë”, shkruan CNN.

Albright akuzoi Millosheviqin për krijimin e “një tmerri të përmasave biblike” në “dëshirën e tij për të shfarosur një grup njerëzish” – shumicën myslimane të Kosovës.

Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright
Lexo po ashtu Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

Ajo u vu nën kritika të ashpra në Uashington në atë kohë, me disa që i quajtën sulmet ajrore të NATO-s “Lufta e Albright” ndërsa të tjerët e akuzuan atë për keqvlerësim të vendosmërisë së Millosheviqit.

Për këtë qëllim, Albright tha në vitin 1999, “Unë marr përgjegjësinë e plotë së bashku me kolegët e mi për të besuar se ishte thelbësore për ne që të mos qëndronim dhe të shikonim atë që Millosheviqi po planifikonte të bënte”, duke shtuar se “ne nuk mund të shikojmë krimet kundër njerëzimit”.

CNN shkruan në fund se një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja ndaloi agresionin serb dhe Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori