LAJMI I FUNDIT:

Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Ajo vlerësohet për ndikimin e madh për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.


Albright ka vizituar tri herë Kosovën, pak muaj pas përfundimit të luftës 1999, më 2005 dhe 2019. Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj.

Ajo shte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Familja e saj ka bërë të ditur se Albright ka vdekur shkaku i kancerit dhe se në momentet e fundit ishte e rrethuar me anëtarët e familjes.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Madeleine K. Albright, Sekretarja e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë që ka mbajtur atë postë, sot ka ndërruar jetë. Ajo kishte kancer”, shkruan në njoftimin e familjes në rrjetet sociale.

Mesazhi i Albright dhënë në vitin 1999 vendoset në pllakë, ish-sekretarja tregoi tri parimet që duhet të ketë parasysh Kosova.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Bill Clinton, ku së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e Amerikës në mandatin e dytë të Clintonit.

Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë viteve të 90-ta, ku u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Clark, Albright e Clinton në Prishtinë

Ishte një fytyrë e politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001, një epokë e paralajmëruar nga presidenti amerikan, George H.W. Bush si një “rend i ri botëror”.

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në Prishtinë u zbulua busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

SHBA, veçanërisht në Irak dhe Ballkan, ndërtuan koalicione ndërkombëtare dhe herë pas here ndërhynë ushtarakisht për të rikthyer regjimet autokratike, dhe Albright, një “idealiste pragmatike” e vetëidentifikuar që shpiku termin “multilateralizëm pohues” për të përshkruar politikën e jashtme të administratës së Clintonit – mori nga përvoja e saj duke u rritur në një familje që iku nga nazistët dhe komunistët në Evropën e mesit të shekullit të XX-të për të formësuar botëkuptimin e saj.

Madeleine Albright në Prishtinë

Madeleine Albright e shihte SHBA-në si “kombin e domosdoshëm” kur ishte fjala për përdorimin e diplomacisë të mbështetur nga përdorimi i forcës për të mbrojtur vlerat demokratike në mbarë botën.

Albright ishte Sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001, kur president i SHBA-së ishte Bill Clinton./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori