LAJMI I FUNDIT:

CNN pushoi nga puna tre punëtorë, nuk pranuan të vaksinoheshin kundër COVID-19

CNN pushoi nga puna tre punëtorë, nuk pranuan të vaksinoheshin kundër COVID-19

CNN largoi nga puna tre punonjës për shkelje të politikës së kompanisë duke ardhur në zyrë të pavaksinuar kundër COVID-19.

CNN ka një “politikë tolerance zero” për të gjithë punonjësit që nuk janë të vaksinuar dhe punojnë në ekip, sipas një letre nga CEO, Jeff Zucker.


“Javën e kaluar, ne jemi informuar për tre punonjës që erdhën të pavaksinuar. Të tre u pushuan nga puna. Për të qenë të qartë, ne kemi një politikë të tolerancës zero për këtë çështje”, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.

CEO gjithashtu njoftoi se CNN do të shtyjë kthimin e punëtorëve e paraparë më 7 shtator, ndoshta deri në “mesin e Tetorit” për shkak të rritjes së të infektuarve, ku shumica e tyre janë me variantin Delta.

“Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se ne të gjithë ndiejmë ankth, zhgënjim, konfuzion dhe pakënaqësi”, shkroi Zucker.

Ndryshe, SHBA-ja regjistroi dje numrin më të madh të rasteve të reja në gjashtë muaj e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori