LAJMI I FUNDIT:

Çmohet roli i shtëpi-shkollës në Prishtinë

Çmohet roli i shtëpi-shkollës në Prishtinë

Me rastin 20 vjetorit të djegies së shtëpisë-shkollë ”Sami Frashëri”  në Kodrën e Trimave është organizuar një ekspozitë për të shfaqur rëndësinë dhe rolin që e ka pasur kjo shkollë në avancimin dhe mbrojtjen e arsimit shqip në Kosovë.

Shtëpia e djegur e Hertictëve, ishte pikëtakim i shumë njerëzve që kishin ardhur të përkujtuar këtë përvjetor, përfshi shumë mësimdhënës të asaj kohe që kishin punuar në kushte shumë të vështira, vetëm që mësimi në gjuhën amtare të mos ndërpritet.


Mes tyre ishte dhe ish drejtori i shkollës, Abdyl Gashi, i cili mes emocionesh evokoi kujtime që për të shfaqin mallëngjimin dhe sakrificën që kanë bërë, që nxënësve të kryeqytetit mos t’iu ndërpritet mësim-nxënia.

Për të edhe pse periudha e kësaj shkolle ka qenë më e hidhura për Kosovën, pasi atëherë iu morr autonomia dhe u mbyllën gjitha shkollat, me mundin e që kanë bërë ka qenë e ndritshme për sistemin e arsimit.

Pasi përkundër gjitha sfidave, mospajisjes me gjëra elementare mësimore, ai thotë se e kanë vazhduar mësimin.

“Të kujtojmë një të kaluar që ishte mjaft e hidhur, por që në fund doli e ndritshme. Doli e ndritshme ngase nuk u lejua që të ndërpritet sistemi arsimor shkollor shqip në Kosovë. Dhe jo vetëm që i mbijeton terrorit dhe dhunës serbe, por dhe gjatë asaj periudhe sistemi arsimor shqiptar u pavarësua, veproj jashtë sistemit arsimor të okupatorit… Pak fjalë për të përshkruar, askush nuk kish ide as njohuri se si mund të zhvillohet mësimi në dhoma ku njerëzit kanë fjetur ose kanë qëndruar. Nuk kishim asnjë mjet mësimor, as shkums, as drrasë të zezë, më kujtohet lapsa ka pasur se tregu ka qenë i zhvilluar. Ishte një tjetër që veç ata e kanë përjetuar e dinë, ishte rreziku shumë i madh i dhunës serbe dhe përgjegjësia që jemi grumbulluar në një vend, pasi pasojat do të ishin shumë të rënda, por përgjegjësia do të ishte mbi ne qe e udhëheqshim arsimin”, u shpreh ish drejtori Gashi.

Kordinatori për Kulturë në kuadër të Komunës së Prishtinës, Adrian Berisha, tha se kjo është më e pakta që mund të bëjnë për të përkujtuar këtë shkollë, e cila sipas tij që ka bërë shumë për të mbajtur gjallë sistemin e arsimit në kohë shumë të vështira.

“ Veçanërisht pranë Fadilit i cili është trashëgimtar i familjes Aliu, familje kjo që ka bërë shumë për arsimin në vitet e 90-ta. Njëkohësisht dëshiroj me përshëndet Zijadin Gashin që ka qenë drejtor i arsimit, në atë periudhë të vështirë për edukimin dhe popullin tonë, periudhë të cilën e kemi kaluar mjaft vështirë”, deklaroi, Berisha.

Ndërkaq, organizatorja e kësaj ekspozite, njëherësh kryetarja e Kuvendit të Rinjve në Prishtinë, Kosovare Sadiku u shpreh se me anë të kësaj janë munduar që edhe pse në moshë të re të përkujtojnë sfidat dhe problemet që ka pasur sistemi i arsimit në kohën e okupatorit serb.

“Ka qenë mjaft e rëndësishme që ne si të rinj të jemi vazhdimësi e këtij organizimi për të mos harruar asnjëherë këtë kontribut, dhe pavarësisht se jemi në moshë të re, mos të harrohet asnjëherë vështirësitë që kemi kaluar dhe rëndësinë e sistemit arsimor që e kemi bartur për vite me radhë”, tha, kryetarja e të rinjve, Kosovare Sadiku.

Pasi iu morr autonomia Kosovës, shteti okupues Serbia i mbylli gjitha shkollat në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori