LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i ulët i qumështit, blegtorët e jugut të Shqipërisë nuk tërhiqen nga protestat

Çmimi i ulët i qumështit, blegtorët e jugut të Shqipërisë nuk tërhiqen nga protestat

Blegtorët e jugut të Shqipërisë duken të vendosur për të mos u tërhequr nga protestat deri në përmbushjen e kërkesave që i kanë parashtruar në distancë Ministrisë së Bujqësisë.

Protesta e radhës u zhvillua sërish pranë urës së Kardhiqit në aksin Tepelenë-Sarandë.

Ata janë shprehur se nga protesta në protestë ndaj tyre është shtuar presioni, ndërsa kanë denoncuar shkaktarët, sipas tyre, të gjendjes ku ndodhen aktualisht këta blegtorë.


“Është në dorën e një mafie, nuk është në dorën e shtetit. Kur s’di shteti, ku të vemi ne.”

“Ne prapë ato katër pika që kemi do t’ua paraqesim përpara dhe nëse ata nuk do të reagojnë do të na kenë në rrugë përsëri, megjithëse kanë bërë edhe presion. Mos dilni në protestë sepse do tu heqim kullotën, ke filanin në punë, ke fistekun. Me polici, kanë përdorur edhe Policinë e Shtetit, unë dhe nja dy të tjerë jemi shoqëruar. Ne nuk mund të mbetemi peng i monopoleve që kanë ata, t’i çmontojnë monopolet në tregun e mishit e tregun e bulmetit. Si mund të vijë qumësht nga Serbia këtu mo?”.

“Unë kërkoj të dal në treg me Made in Albania. Që do të thotë shelegu im të ketë targën time, vulën time. Jo të vij nga Rumania sheleg dhe të theret në Fier, e ti vihet vula jonë. Pse t’i vihet vula jonë, ai s’është mall shqiptar.”

Ndërkohë pritet që një përfaqësi e blegtorëve të takohet me ministren e bujqësisë, por blegtorët kanë vënë kusht që takimi të bëhet i hapur edhe për median. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

Lajme
“Njëherë Kuvendi, pastaj Qeveria” – Kurti i thotë dy fjalë pas tetë dështimeve për konstituimin e Kuvendit

“Njëherë Kuvendi, pastaj Qeveria” – Kurti i thotë dy fjalë pas tetë dështimeve për konstituimin e Kuvendit

Lajme
Incident në parkingun e QKUK-së, dëmtohet vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit

Incident në parkingun e QKUK-së, dëmtohet vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit

Lajme
A është ndër zyrtarët më të pasur në vend - kjo është pasuria e Emanuel Bajrës, kryetar i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës

A është ndër zyrtarët më të pasur në vend - kjo është pasuria e Emanuel Bajrës, kryetar i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës

Lajme
Dëmtimi i veturës së drejtorit të QKUK-së, ndërhyn njësiti për deminimin e mjeteve shpërthyese

Dëmtimi i veturës së drejtorit të QKUK-së, ndërhyn njësiti për deminimin e mjeteve shpërthyese

Lajme
Arrestohet një person në Lipjan, prezantohet rrejshëm si zyrtar

Arrestohet një person në Lipjan, prezantohet rrejshëm si zyrtar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori