LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës me rritje të lehtë

Çmimi i naftës me rritje të lehtë

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të javës, pavarësisht se nga sot hynë në fuqi tarifat e reja prej 25% ndaj produkteve kineze në vlerën e 200 miliardë dollarëve, të njoftuara më herët nga presidenti Donald Trump.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 70.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62.1 dollarë për fuçi. Shtetet e Bashkuara përshkallëzuan luftën e tarifave me Kinën, duke i rritur në 25% nga 10% që ishin më parë.


Megjithatë, negociatat po vijojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe ekziston një shpresë e vogël për arritjen e një marrëveshjeje. Çmimet po gjejnë një mbështetje nga marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë. /Telegrafi/