LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës bie në 70.64 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës bie në 70.64 dollarë për fuçi
Foto: Arkiv

Çmimet e naftës së papërpunuar në tregtimin aziatik ranë në 70.64 dollarë për fuçi, duke u rritur pas humbjeve më të mprehta më parë.

Nafta ka rënë që kur Rusia ka lënë të kuptohet se mund të rrisë prodhimin e naftës. Deri më tani Rusia dhe OPEC kishin një marrëveshje për të kufizuar prodhimin e cila ka planifikuar të zgjasë deri në fund të vitit 2018, shkruan Telegrafi.


Por, Rusia në veçanti ka treguar gatishmëri t’i japë fund shkurtimeve të prodhimit, me ministrin e energjisë, Alexander Novak, duke thënë të enjten se kufizimet në prodhimin e naftës mund të lehtësohet ‘butësisht’ nëse vendet e OPEC dhe jo-OPEC e shohin tregun e naftës të balancuar në qershor.

Kjo konfirmon raportet e industrisë se OPEC mund të vendosë për rritjen e prodhimit të naftës për të kompensuar mungesën nga të dy vendet në takimin e plotë të 22 qershorit në Vjenë. /Telegrafi/