Pas një “face-lift-i” në vitin e kaluar, Mazda përsëri e ka përditësuar modelin CX-5 me një standard më të lartë të ekranit info-argëtues në të gjithë gamën, Apple CarPlay dhe Android Auto, që të dyja me teknologjinë “wireless” në shumicën e modeleve dhe një ngjyrë të re – megjithëse me rritje të çmimit mes 130 dhe 650 euro – e gjitha kjo në varësi të modelit.
Drive raporton se është hequr ndërruesi manual standard i shpejtësive me gjashtë shpejtësi i nivelit fillestar Maxx, pasi ai përbënte vetëm rreth një për qind të shitjeve – që do të thotë se çmimi fillestar në gamën e CX-5 është tani për 1,945 euro më i lartë se më parë, në 22,951 euro plus kostot e rrugës (në krahasim me 21,006 euro për modelin e vjetër Maxx me ndërrues manual të shpejtësive), transmeton Telegrafi.
Ndërsa tani, të gjitha modelet e reja janë të pajisura me ekranin më të madh të info-argëtimit ‘Mazda Connect’ prej 26,03 centimetrave (10,25 inç), i cili më parë ishte ekskluziv vetëm për modelet GT SP dhe Akera, duke zëvendësuar ekranin e vjetër ‘MZD Connect’ prej 20,03 centimetrave (8,0 inçëve) i cili më parë ishte i montuar në të gjitha modelet e tjera.
Aplikacionet Apple CarPlay dhe Android Auto me kabllo janë standarde në të gjitha veturat e modelit Maxx – ndërsa versioni Maxx Sport dhe versionet tjera e kanë të integruar navigimin satelitor e po ashtu edhe lidhjen me “wireless” për Apple CarPlay dhe Android Auto.
Mazda CX-5, tani i ka dy porte USB-C dhe ka një veçori të re, e cila e mundëson hapjen e dritareve nga vrima e çelësave, por që në fakt nuk e mundëson mbylljen e tyre nga i njëjti vend.
Ngjyra “Rhodium White” është shtuar në paletën e ngjyrave – me çmim prej 515 eurove – duke zëvendësuar ngjyrën “Snowflake White”, ngjyrë kjo e cila ishte standarde dhe nuk kishte kosto shtesë.
Gjashtë modele të ndryshme vazhdojnë që të jenë në dispozicion, e ato janë – Maxx, Maxx Sport, Touring, Touring Active, GT SP dhe Akera – e të cilat vijnë me katër motorë të ndryshëm – motorët me benzinë 2.0-litra dhe 2.5-litra jo-turbo, një motor me benzinë 2.5-litra turbo dhe një tjetër motor 2.2- litërsh turbocharged me naftë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Si të zëvendësoni një siguresë 'të djegur' në makinën tuaj?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë