Në Evropë, inflacioni ka nisur të stabilizohet pas rritjes historike që shkaktoi lufta në Ukrainë, por në Shqipëri po ndodh e kundërta, pasi çmimet po rriten në mënyrë të qëndrueshme, duke reflektuar problemet strukturore të ekonomisë vendase, sidomos sektorit të prodhimit.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, një metodologji e Eurostat tregoi se, inflacioni në Shqipëri gjatë muajit tetor ishte 4.7%, shumë më i lartë se inflacioni mesatar në BE që për të njëjtin muaj që ishte 3.6%.
Gjithashtu treguesi rezultoi shumë i lartë se matjet kombëtare nga indeksi i çmimeve të konsumit që në tetor ishte 3.8%.
Në tetorin e vitit të kaluar, IHÇK në Shqipëri ishte 8%, ndërsa në BE ishte 11.5%.
Por teksa inflacioni në Evropë ku ulur ritmet për shkak të stabilizimit të çmimeve të energjisë që ishin shkaktari kryesor, Shqipëria, që vjet renditej në mesin e shteteve me rritjen më të ulët të çmimeve tani po shkon në krahun tjetër me inflacion të lartë.
Në janar të vitit 2023 IHÇK në BE ishte gati 3 pikë përqindje më i lartë se në Shqipëri (shiko grafikun bashkëngjitur), përkatësisht 10 dhe 7.1%.
Kjo diferencë ishte e dukshme deri në muajin qershor kur nisi të ngushtohej, teksa çmimet në BE ulën ritmet e rritjes, ndërsa në Shqipëri po bëheshin të qëndrueshme. Në shtator IHÇK u barazua më BE dhe në tetor çmimet në Shqipëri u rriten 1.1 pikë për qind më shumë se në BE.
Inflacioni në vendin tonë po krijohet nga faktorët e brendshëm dhe sidomos nga oferta e cunguar e prodhimeve bujqësore, e cila po e bën më të shtrenjtë shportën e ushqimeve, e cila është formuesi kryesor i inflacionit në vendin tonë.
Bujqësia sektori më i madh në ekonomi në tremujorin e dytë të vitit ra për pestin tremujor radhazi, teksa numri i konsumatorëve u rrit për shkak të turistëve duke ushtruar presion mbi çmimet.
Sipas metodës së Eurostat në muajin tetor shihet se kanë ndikuam më shumë në rritjen e çmimeve, ushqimet, qiraja, baret dhe restorantet.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 8,5% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,8%, “Shërbimi arsimor” me 5,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4,8%, “Veshje dhe këpucë” me 3,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2% secili, “Shëndeti” me 1,5%, “Komunikimi” me 1,0% dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4,5%.
Në muajin Tetor, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,4%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%, “Transporti” me 0,2% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,5%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,1% secili, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën
Dosja e Prokurorisë: 10 muaj para sulmit në Banjskë, Radoiçiq me grupin e tij u fotografuan para shtatores së “Car Lazarit” në Mitrovicë
Kurti: Kosova nuk trembet nga kërcënimet dhe ultimatumet e Vuçiqit të koordinuara me Rusinë
Bislimi thotë se Serbia refuzoi takimin trepalësh të kryenegociatorëve, i bën thirrje Lajçakut të reagojë ndaj dezinformatave që po bëhen në Serbi
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet se sulmoi fizikisht kryetarin e Komunës së Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë