LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e prodhimit gjerman rrisin presionin për inflacion

Çmimet e prodhimit gjerman rrisin presionin për inflacion

Çmimet e prodhimit gjerman u rritën me 5.2 për qind në muajin prill, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja më e madhe në gati një dekadë.

Sipas të dhënave të publikuara, tregojnë se pengesat e furnizimit po çojnë në presion të rritur të inflacionit në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Rritja e çmimeve të prodhimit pasoi një rritje prej 3.7 për qind nga viti në vit në mars. Krahasuar me muajin e kaluar, çmimet e prodhimit u rritën me 0.8 për qind në prill”, tha Zyra federale e Statistikave.

Indeksi i referohet çmimeve në fabrika, domethënë para se produktet ose përbërësit të përpunohen më tej dhe të dalin në shitje.

Pengesat e furnizimit dhe rimëkëmbja e përgjithshme ekonomike pritet të rrisë çmimet në Gjermani, me qeverinë që parashikon që inflacioni i çmimeve të konsumit të rritet në 2.2 për qind këtë vit dhe të lehtësohet në 1.5 për qind vitin e ardhshëm. /Telegrafi/