LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e së premtes. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74.6 dollarë për fuçi, pas rritjes me rreth 1 për qind në sesionin e kaluar. Ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68 dollarë për fuçi.

Nafta Brent e Londrës pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë në mbyllje të sesionit të sotëm.


Analistët mendojnë, se pavarësisht rënies, çmimet po gjejnë një mbështetje nga mundësitë për çrregullimin e tregut, sidomos nga Lindja e Mesme, nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin. /Telegrafi/