'Çmenduria' e Angel di Marias: Shënon gol nga korneri

Benfica kaloi në epërsi 1-0 ndaj Salzburgut në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve me golin e Angel Di Marias që realizoi në minutën e 32-të.
Sulmuesi argjentinas shënoi në mënyrë mahnitëse për të kaluar skuadrën e tij në avantazh direkt nga këndi.
Topi fluturoi mbi të gjithë në zonën e rreptësisë dhe portieri vendas Alexander Schlager reagoi keq. Ai nuk ia doli mirë përballë goditjes së argjentinasit.
Salzburgu dhe Benfica po luftojnë për vendin e tretë në grup dhe kualifikimin në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































