LAJMI I FUNDIT:

Çlirohuni nga mushkonjat e bezdisshme në bimët tuaja shtëpiake me këto truqe super të thjeshta

Çlirohuni nga mushkonjat e bezdisshme në bimët tuaja shtëpiake me këto truqe super të thjeshta

Shpesh, ndërsa e duamë idenë e mbajtjes së bimëve dhe luleve në shtëpi, ekziston një problem bezdisës me të cilin kam luftuar vit pas viti – mushkonjat.

Ato në të vërtetë quhen mushkonja të kërpudhave – të cilat nuk duhet ngatërruar me mizat e frutave! Dallimi midis të dyve është se mizat e frutave kanë një ngjyrë të kuqe portokalli ndërsa mushkonjat e kërpudhave janë zakonisht të zeza me trup të hollë dhe krahë të pastër ose gri.

Të dy këta dëmtues ushqehen me materiale organike të kalbura, por ka më shumë të ngjarë që të gjeni mizat e frutave të varura rreth një tufe me banane të pjekura. Nga ana tjetër, mushkonjat e kërpudhave, zakonisht bëjnë foletë e tyre në tokën e sipërme të kopshtit tuaj të brendshëm.

Si të shpëtojmë nga mushkonjat në bimët shtëpiake?

Mushkonjat e kërpudhave hanë – siç mund të kuptohet – kërpudhat. Dhe nëse po i shihni përreth bimëve të shtëpisë tuaj, kjo mund të tregojë se ka disa kërpudha që rriten në tokë.

Sipas ekspertëve të bimëve në Wallygro, kërpudhat mund të fillojnë të rriten në tokën e bimëve të shtëpisë tuaj kur ekziston shumë lagështi. Ujitja e tepërt, ose toka që nuk thith ujë ose nuk thahet siç duhet, janë shkaqet kryesore për një infektim të kërpudhave.

Por, ka disa mënyra për të hequr qafe problemin. Njerëzit në Wallygro theksojnë që duhet të shmangni ujitjen e tepët të bimëve tuaja për të parandaluar lagështinë e tepërt. Para ujitjes, prisni derisa toka e bimëve tuaja të thahet plotësisht. Nëse është e mundur, vendoseni në një vend të ndritshëm, me diell, në mënyrë që toka të thahet.

Pasi të jetë tharë plotësisht, mund ta vendosni bimën përsëri në vendin e saj të zakonshëm për të shmangur djegien e gjetheve.

Po ashtu, sigurohuni që vazot e bimëve tuaja të kenë kullimin e duhur. Nëse ka një vrimë kullimi dhe pjatë në fund të saksisë tuaj, zbrazeni diskun pasi të keni ujitur bimën tuaj çdo herë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori