LAJMI I FUNDIT:

Clio i ri shpallet vetura më e mirë për vitin 2020 nga Unioni Italian i Gazetarëve të Automobilistikës

Clio i ri shpallet vetura më e mirë për vitin 2020 nga Unioni Italian i Gazetarëve të Automobilistikës

Unioni Italian i Gazetarëve të Automobilistikës (UIGA) ka shpallur Clion e ri nga Renault si veturën më të mirë për vitin 2020 për shkak të kualitetit në aspektin e efiçiencës dinamike, sigurisë, dizajnit, vlerësimit cilësi/çmim dhe qëndrueshmërisë ambientalistike.

Me 178 vota në favor, Unioni Italian i Gazetarëve të Automobilistikës zgjodhi Clion e ri si veturën e re më të mirë në tregun evorpian.


Në podium menjëherë pas Clios së ri gjenden veturë si Volvo V60 Cross Country dhe Peugeot 508 që arritën 78 respektivisht 75 vota nga 1161 në total në ngjarjen e mbajtur në VIlla Tuscolana në Frascati.

Renault Clio i ri është në gjeneratën e pestë t tij dhe hapë një faqe të re të historisë. ADN i brendit shprehet më së miri me këtë model, vlerat më të larta të tij që janë karakteristike sidomos për inovacionet teknologjike.

Clio i ri në Auto Europa 2020 – u shpall vetura më e mirë!

I lehtë dhe intuitiv në kontroll, me teknologjinë Easylink dhe ekranin multimedia 9.3 inch, ka teknologjinë më të pasur me asistim në shiritat rrugor, sistemin e asistimit në autostradë dhe kolona në qytet. Renault Clio kështu frenon vet dhe niset vet, me shpejtësi nga 0 deri 100 kilometra në orë duke ju mundësuar një drejtim të lehtë e të sigurt në trafik, madje edhe në rrugë të ngjeshura në qytet.

Elementet teknologjike në bordin e veturës me Lane Keep Asist (mbajtje e shiritit në rrugë) dhe Adaptive Cruise Controll (përshtatje e shpejtësisë) ju mbajnë në distancë nga vetura tjera me shpejtësi normale, teksa niveli i dytë i vozitjes autonome përfshin edhe opsionin “Stop & Go) që ndalet automatikisht dhe riniset automatikisht.

Duke komentuar për çmimin në fjalë, presidentja e Unionit Italian të Gazetarëve të Automoblistikës, Marina Terpolilli, nënvizoi rëndësinë e rolit që Renault Clio.

“Është një rol i rëndësishëm që bart Renault Clio për prodhuesin francez, duke arritur shitje të mëdha, plus kapaciteti i Clios së ri është i mirëpritur në segmentin “B” me karakteristikat premium që zotëron, siç janë sistemet moderne të sigurisë, tipike për vetura të segmenteve më të larta”, u shpreh ajo.

Gjithçka që duhet të dini rreth Clios së ri
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini rreth Clios së ri

Që nga viti 1954 UIGA ka asociuar gazetarë të specilizuar për automoblizëm, mobilitet dhe sektore të transportit, duke promovuar zhvillimin profesional të ngasësve në komunikacion.

Clio i ri është shndërruar tashmë në sensacion edhe në Prishtinë.

Për më shumë rreth veturës dhe për ta testuar nga afër, mund të vizitoni showroomin e Auto Mita ku ekziston edhe oferta super atraktive ku nëse bleni një Clio të ri për vetëm 118 euro në muaj me skuter elektrik falas në vlerë prej 700 eurosh.