Clarke Peters ka shpërthyer në lot, ndërsa ka folur për kolegun e tij në “Da 5 Bloods” të hënën në “Good Morning Britain”.

Aktori, 68 vjeçar, u shfaq në një intervistë virtuale për të diskutuar vdekjen tronditëse të yllit të “Black Panther”, i cili vdiq të premten nga kanceri i zorrës së trashë.


Clarke gjithashtu tha se 'misioni i Chadwick është kompletuar’ dhe njerëzit duhet 'të festojnë' për këtë aq sa të munden.

32598796 8681319 Heartbreaking Clarke Peters broke down in tears as he paid tribu a 36 1598871265768 Clarke Peters (Foto: YouTube)

"Ne kemi humbur një shpirt shumë të ëmbël. Kemi humbur një aktor të shkëlqyeshëm, kemi humbur një njeri me integritet".

"Nëse të gjithë kanë një qëllim në jetë, ai me siguri ka luajtur rolin e një heroi në shumë, shumë mënyra", tha ai.

Aktori zbuloi se kishte folur me Chadwick për të besuar në Zot, ai tha: “Misioni i tij është kompletuar. Ne duhet ta festojmë atë dhe të marrim prej tij sa më shumë që të mundemi”.

“Për shumicën e njerëzve me ngjyrë, ne kishim nevojë për këta heronj që nuk janë vrasës, që nuk janë grabitës, të cilët nuk janë të varur nga droga. Ky ishte brezi im”.

32598798 8681319 Shocking The actor 68 appeared via videolink to discuss the Blac a 35 1598871260363 Clarke Peters (Foto: Instagram)

Peters pastaj me lot rrëfeu se Chadwick ishte 'i çmuar' duke kujtuar xhirimet për filmin "Da 5 Bloods" në 2019 në Tajlandë.

Ai nuk kishte ide se po luftonte me kancerin e zorrës së trashë.

"Ne ishim duke xhiruar në Tajlandë në të vërtetë dhe kur kthehem prapa në atë kohë, më duhet të them me pak keqardhje se ndoshta nuk isha më altruisti në atë mjedis, por mendimi prapa na mëson shumë gjëra", shton aktori.

32598692 8681319 image a 31 1598871107995 Clarke Peters (Foto: YouTube)

Boseman ndërkohë ka luftuar me kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2016 dhe ai vdiq ditën e premte pranë familjes së tij në Los Angeles.

Ai ka lënë pas gruan Taylor Simone Ledward, me të cilën nuk kishte fëmijë. /Telegrafi/

32562322 8681319 Unaware Spike said of the actor I never ever suspected that anyt a 62 1598872366981 Chadwick Boseman (Foto: Getty Images/Guliver)