Një dëshmitar nga Shqipëria nuk u paraqit sot për ta dhënë dëshminë në gjykimin ndaj Mikel Qupit. Ai akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015.
Për vrasjen e kryetares së Gjakovës, Qupi sipas prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nokshiqi.
Por Nokshiqi, në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues, që pretendohet të jetë personi kyç në këtë proces, nuk erdhi sot për të dëshmuar në pretendimet e prokurorisë, prandaj gjykata vendosi që seanca të shtyhet në afat të pacaktuar.
Prokuroria Speciale që nga muaji maj i vitit të kaluar ka dështuar të sigurojë prezencën e këtij dëshmitari.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha tha se janë shtjerrë të gjitha mundësitë ligjore për sjelljen e dëshmitarit bashkëpunues.
Por ai përmendi mundësinë që dëshmia e tij të merret në Shqipëri.
“E vetmja mundësi që na ka mbet është të shqyrtohet mundësia që përmes Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës të shkojmë në Republikën e Shqipërisë në gjykatën më të afërt të vendbanimit të dëshmitarit bashkëpunues dhe ta dëgjojmë në cilësinë e dëshmitarit”, tha prokurori Rexha.
Avokati Besnik berisha, që mbron Mikel Qupin, kërkoi që të procedohet me këtë shqyrtim gjyqësor pasi që kjo gjykatë nuk ka juridiksion të veprojë jashtë territorit të Kosovës.
Ai gjithashtu kërkoi që t’ia faturojë prokurorisë dështimin për ta sjellë dëshmitarin në seancë.
“Pala që e ka propozu dëshmitarin e ka pas detyrim me siguru prezencën e tij (Time Code Video (2) 07:41-07:47) …Prokuroria është institucion i specializuar, ka pasë mekanizma dhe një prej tyre nëse dikush ka ardhë dhe është vetëdeklaru për me i ekzekutu dy veta është dashur fillimisht të paraburgoset, t’i ofrohen kushtet e bashkëpunimit”, tha avokati Berisha.
Nga ana tjetër, i dëmtuari Prenk Radi, kërkoi që organet e drejtësisë të bëjnë të pamundurën që ta sigurojnë këtë dëshmitar për ta ballafaquar me deklaratat e tij pasi që dëshmitari në fjalë e kishte përshkruar në detaje vendbanimin e tij.
“Unë dua atë person me taku gjithsesi, ato deklarata që i ka dhënë, atë teren që e ka ditë ai te shpija ime, rreth shpisë teme ma mirë se familjarët e mi” tha i dëmtuari Radi.
Gjykata e Gjakovës do t’i drejtohet me shkrim Ministrisë së Drejtësisë për të parë nëse ka mundësi që seanca e dëgjimit të dëshmitarit bashkëpunues të bëhet jashtë vendit. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe