LAJMI I FUNDIT:

Çka po ndodh në qytetin e bukur të Prizrenit?

Çka po ndodh në qytetin e bukur të Prizrenit?

Qendra më e re tregtare në Kosovë, Galeria Shopping Mall – Prizren, duke filluar nga kjo fundjavë organizon llojllojshmëri aktivitetesh për fëmijët dhe të rriturit duke filluar nga dita e premten nga ora 17:00.

E hapur që nga Tetori i këtij viti, GALERIA Shopping Mall po dëshmon çdo ditë që përveç laramanisë së dyqaneve që përfaqësojnë tregtarët e ndryshëm, vendor dhe ndërkombëtar, ka sjell edhe eksperiencën e pamohueshme evropiane tek vizitorët duke ndërlidh brenda saj hapësirën e mirëpritur, ndriçimin e mjaftueshëm natyral si dhe ambientin e ngrohtë dhe të sigurt. Të gjitha këto elemente po bëjnë që festat e fundvitit të kanë ngrohtësinë edhe më të madhe në qytetin e bukur të Prizrenit.

Por nuk mjafton me kaq!

Duke qenë Qendra më moderne dhe krahas elementeve të vlerës së shtuar si kinemaja – Cineplexx, parku i trampolinës – Area52, apo hipermarketi me laramaninë më të madhe të produkteve – ALBI, GALERIA po vazhdon të sjell aktivitete të ndryshme që janë atraktive dhe argëtuese për vizitorët lokal dhe të huaj.

Prandaj, duke filluar nga data 20 Dhjetor hapet edhe zyrtarisht kalendari i eventeve ku priten aktivitete të ndryshme ditore dhe vikendi deri më 31 Dhjetor, 2019.

Duke filluar nga ora 17:00 aktivitete të shumta si: akrobatët këmbëgjatë, babadimri, maskota ,facepaint, dhe shumë befasi të tjera ju presin në Galeria Shopping Mall, Prizren.

Artikull i sponzorizuar