LAJMI I FUNDIT:

Çka para dhe pas zgjedhjeve? (Video)

Çka para dhe pas zgjedhjeve? (Video)

Përfaqësuesit e dy partive më të mëdha BDI dhe PDSH në “Click Plus” u përplasën rreth asaj se çka është bërë e çka do të bëhet pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Azem Sadiku akuzoi BDI-në se nga ajo që ka premtuar asgjë nuk e ka realizuar dhe për këtë sipas tij BDI-ja para se të del në zgjedhje së pari duhet të jep llogari.

“Partia që ka qenë në pushtet para se të del në fushatë me platformë ajo njëherë duhet të del me llogari para qytetarëve për atë se çka ka realizuar deri tash.ne Jemi dëshmitarë se asgjë nuk është realizuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, u shpreh Azem Sadiki, nga PDSH.

Por sekretari i BDI-së Abdylaqim Ademi tha se nëse kritikohet BDI-ja, sipas tij në mënyrë indirekte kritikohen qytetarët.

“Nëse ne akuzohemi nga partia opozitare që jemi demagog, atëherë në mënyrë indirekte akuzohen qytetarët se at nuk din të zgjedhin. Pse atëherë na zgjedhin 15 vite me radhë dhe nuk votojnë ndonjë tjetër. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm kur mendohemi të ofendojmë ndonjë subjekt politik, të mos ofendojmë qytetarët dhe votuesit sepse ata votojnë me vetëdije”, tha Abdylaqim Ademi, nga BDI.

Kritika ndaj BDI-së dërgoi edhe analisti Ismet Ramdani I cili tha se partia shqiptare në pushtet përballë OBRM-PDUKM-së është e pafuqishme.

“Një harmonizim I njësive zgjedhore, një njësi numër 6 që është një punë shumë e vogël, nuk patën ndikim te partneri I koalicionit për ta zgjidh edhe atë në suaza të ligjit. Kjo është pamundësi nuk është paaftësi. Ndërsa nga ana tjetër plot ka shembuj se nëse e ka vendos mendjen Greuvski ta bëj një pune, BDI-në e ka pasur aleat shumë të sigurt”, tha Ismet Ramadani, analist.

Ndërsa analisti Ibrahim Memeti tha se edhe qytetarët duhet të jenë përgjegjës kur të vendosin se për kë do të japin votën.

“Mendoj se këtu është edhe përgjegjësia jonë që ti profilizojmë politikanët. Varet edhe nga ne se cilin variant do ta shpërblejmë do t’ia japim votën atyre që janë të sinqertë, këtyre që i pranojnë gabimet dhe që japin premtime reale për të ardhmen ose ata që paraqiten nga diku dhe thonë se ne jemi më të mirë se këta”, tha Ibrahim Memeti, analist.

Në këtë debat gjithashtu u tha se partitë në pushtet kanë arritur suksese në zgjedhjet e kaluara, në mungesë të ofertave të opozitës dhe pamundësia e tyre për tu aprovuar nga mediat e proqeveritare. /Telegrafi/