LAJMI I FUNDIT:

Çka ndodhi dhe çka u tha në ”Marshin për liri” sot në Shkup (Foto/Video)

Çka ndodhi dhe çka u tha në ”Marshin për liri” sot në Shkup (Foto/Video)

Sot në Shkup është mbajtur ”Marshin për liri” i cili ishte i organizuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe partitë tjera opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë marsh, Zoran Zaev, u pa së bashku me ish-drejtorin e DSK-së Zoran Verushevski. Para fillimit të marshit Zoran Zaev deklaroi: “zëri pas meje më thotë “liri”, “fitore”, “drejtësi”, ky është zëri i popullit, arma më e fuqishme në shekullin 21. Qytetarët janë zgjuar, këtu janë gjithë intelektualët, individë pak të rëndësishëm dhe shumë të rëndësishëm”


Zaev dhe Verushevski ne marshin protestues

I pyetur nga gazetarët se a do të ketë zgjedhje me 11 dhjetor, ai tha se ajo është një datë ku do të bëhen ndryshime të mëdhaja në Maqedoni.

Pjestarë të opozitës dhe qytetarë nga e gjithë Maqedonia janë bashkangjitur marshit. Qytetarët kanë zënë gjithë hapsirën para Kuvendit, ku është e vendosur skena për fjalime.

Marshi per liri

Gjorgji Gjorgjievski

Në emër të luftëtarëve të Kryengritjes popullore në marshin qytetar para Kuvendit sot u drejtua Gjorgji Gjorgjievski para të pranishmëve tha ” I harruan luftëtarët, ndërsa liria dhe demokracia nuk kanë ardhur. Vdekje fashizmit, liri popullit. Çdo gjeneratë ka detyrë ta mbrojë popullin e vet. Gjenerata ime luftoi kundër okupatorit të cilët deshën ta zhdukin identitetin dhe traditat e popullit tonë. Nu iu treguam se lufta jonë është e shenjtë, mirëpo liria dhe demokracia nuk janë kthyer as sot”, tha Gjorgjievski.

Ai akuzoi se shteti ka harruar luftëtarët e vërtetë dhe sot festojnë persona me të kaluar të dyshimtë.

Marshi mbaroi dhe qytetarët e mbledhur në rrugën ”Aradhat Partizane” u shpërndanë qetësisht./Telegrafi/