LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në ‘7 Ditë me Panxhën’?

Çka mund të ndiqni sonte në ‘7 Ditë me Panxhën’?

Emisioni “Ditë me Panxhën” vjen sonte me temat mjaftë interesante që ndërlidhen me zhvillimin e turizmit në Kosovë, sfidat e investimeve, arsimin & aftësimin, tavanin e borxhit të ShBA-së, etj.

VET Summit 2023 – Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional, së shpejti me edicionin e dytë! Në këtë samit – organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës – pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfshihen në sesione interaktive, të bashkëpunojnë me bashkëmoshatarët dhe të eksplorojnë aplikime në botën reale të arsimit dhe aftësimit profesional.

Në intervistën në studio do të jetë i ftuar z. Fidan Feka, dekan në Fakultetin e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT.

Më pas një storie i kushtohet zhvillimit të turizmit malor dhe agro-turizmit në Kosovë, dhe sfidave e investimeve në sektorin privat.

Së fundi, një storie i kushtohet edhe marrëveshjes për heqjen e tavanit të borxhit të SHBA-së, një temë që ka krijuar shumë debate në SHBA kohët e fundit.

Prandaj, sonte nga ora 20:45 ju ftojmë të ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”. /Telegrafi/